Shtypi turk 29.04.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë 29 prill 2020:

1407658
Shtypi turk 29.04.2020

“Haberturk”: Erdogan: Ndryshimet në botë ofrojnë mundësi të reja për Turqinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se është e rëndësishme të vazhdohet me zbatimin e masave për të shpëtuar nga lufta me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19). Duke vënë në dukje se ndryshimet në botë hapin dritare të mëdha të ndryshimeve përpara Turqisë, Presidenti Erdogan falënderoi qytetarët për respektimin e masave të marra. Kreu i shtetit turk tha se me heqjen graduale të masave të marra kundër epidemisë prodhimi në Turqi do të fillojë sërish me gjithë shpejtësi.

“Sabah”: Në Turqi hapet qendra e parë në botë për monitorimin e pacientëve të infektuar me Covid-19

Në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Stambollit u hap qendra për monitorimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19. Kjo qendër, që është e para në Turqi dhe botë do të marrë nën monitorim pacientët, të cilët kanë kaluar rëndë infektimin me Covid-19, dhe do t’i monitorojë për probleme të mundshme që do të mund të shfaqen pas kurimit për 1, 3, 6, 9 dhe 12 muaj.

“Hurriyet”: Studenti turk i sëmurë nga sëmundja e mushkërive riatdhesohet nga Rusia

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi riatdhesimin nga Rusia me avionin ambulancë të studentit turk Haluk Hasan Seyithanoglu, operacioni kirurgjik i mushkërive i të cilit nuk ishte i mundur të kryhet në Rusi. Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ministri Koca tha: “Vëllai ynë, operacioni i të cilit nuk mund të kryhej në Rusi, u trajtua nën udhëzimet e Presidentit tonë. I urojmë të shkuara”.

“Yeni Safak”: Të huajt blejnë banesa në Turqi pa i parë fare

Për shkak të epidemisë globale kanë filluar shitjet online për të huajt në Turqi në mars. Shtetasit e huaj, të cilët nuk mund të udhëtojnë në Turqi, interesin e tyre e zhvendosën në platformat online si “Facetime”, “Zoom”, “Skype” dhe “WhatsApp”. Perspektiva të reja, mundësit teknologjike dhe niveli i arritur i Turqisë në shëndetësi ishte shkaku për rritjen e kërkesave në arenën ndërkombëtare. Gjatë marsit shuma e shitjeve të banesave nëpërmjet internetit për të huajt tejkaloi 100 milion lira turke.

“Star”: Vendime të reja nga Turqia për transport ndërkombëtar të mallrave

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi vendimet e reja të Turqisë në lidhje me transportin ndërkombëtar të mallrave. Sipas kësaj periudha 14 ditore e karantinës që zbatohet për shoferët të cilët transportojnë mallra Azia Qendore, me në krye Rusinë dhe Kazakistanin nuk do të aplikohet për ata shoferë, të cilët zbresin nga maunat, i përmbahen rregullave dhe që kthehen në vendet e tyre brenda 72 orëve. Maunat do të monitorohen me sistemin e monitorimit të automjeteve pas hyrjes në vend.



Lajme të ngjashme