Shtypi turk 27.04.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 27 prill 2020:

1405989
Shtypi turk 27.04.2020

“Hurriyet”: Shtetasi turk, i cili nuk u trajtua në Suedi ndodhet në Ankara

Emrullah Gulusken (47-vjeç), babai i 4 fëmijëve, i cili u dërgua në shtëpi edhe pse rezultati për Covid-19 i doli pozitiv, u riatdhesua në Turqi me avionin ambulancë pas thirrjes për ndihmë të vajzave të tij të bërë nëpërmjet medias sociale. Avioni me të cilin erdhi Gulusken zbriti në Ankara në orën 13.40. Pas kontrolleve të bërë Emrullah Gulesken dhe fëmijët e tij u dërguan në spitalin e qytetit të Ankarasë me autoambulanca, të cilat ishin në pritje në aeroport. Punimet që filluan në orën 06.00 sipas orës lokale zgjatën 7 orë dhe 40 minuta.

“Haberturk”: Turqia në luftën kundër koronavirusit ndodhet edhe pranë qytetarëve të saj jashtë vendit

Turqia me masat e marra kundër epidemisë së koronavirusit dhe me shërbime shëndetësore të përhapura dhe të arritshme, nuk i lë vetëm qytetarët e saj jashtë vendit. Turqia riatdhesoi qytetarët e saj nga të katër anët e botës, me në krye nga Evropa, e cila nuk arriti të përkujdeset as për qytetarët e saj. Numri i qytetarëve të riatdhesuar deri më sot arriti në 40 mijë.

“Yeni Safak”: Ministri i Shëndetësisë Koca: Jam krenar me vendin tim

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter postoi fotografitë nga sheshi Okmeydani të Stambollit, Ankaraja, Kayseri dhe spitali i qytetit Basaksehir të Stambollit me një mesazh ku thuhet: “Asnjë vend nuk i ka kushtuar shumë vëmendje shëndetit vitet e fundit. Jam krenar me vendin tim”.

“Sabah”: Një veprim i rëndësishëm nga Turkish Airlines

Dje në Ditën Botëror të Pilotëve, Turish Airlines me fluturimin e realizuar nga Podgorica e Malit të Zi, riatdhesoi 153 shtetas turq. Gjatë fluturimit që u realizua në këtë ditë të veçantë ekuipazhi i avionit përkujtoi edhe kolegët e tyre që humbën jetën nga epidemia e koronavirusit.

“Star”: Trajnimet e përgatitjes së operacionit u zhvilluan në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se trajnimi i përgatitjes së operacioneve të komandës së marinës u realizua mes datave 22-24 prill në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. Në këto trajnime morën pjesë 27 luftanije, avionët patrullues detar, helikopterët dhe dronët.



Lajme të ngjashme