Shtypi turk 21.04.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 21 prill 2020:

1402219
Shtypi turk 21.04.2020

“Hurriyet”: Erdogan: Numrin e testeve e rritëm në 40 mijë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në deklaratën e bërë pas mbledhjes së kabinetit tha se Turqia ka filluar t’i mbledh frytet e masave kundër pandemisë Covid-19. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: “Numrin e testeve e rritën në 40 mijë në ditë. Ndërkaq numri i pacientëve që ndodhen në kujdes intensiv ose që janë të kyçur në aparate për frymëmarrje artificiale, në krahasim me numrin e pacientëve që humbën jetën vazhdon të jetë në nivel të njëjtë”.

“Yeni Safak”: Ministri Koca: Aparati vendor për frymëmarrje artificiale është i gatshëm për përdorim

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca deklaroi se aparati vendor për frymëmarrje artificiale tanimë është i gatshëm për përdorim. Ministri Koca, me pjesëmarrjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan me anë të videokonferencës, mbajti një fjalim në përurimin e spitalit të qytetit në Başakşehir të Stambollit dhe në ceremoninë e dorëzimit të aparateve të frymëmarrjes artificiale për kujdesin intensiv. Në lidhje me aparatet në fjalë prodhim vendor ministri Koca tha: “Aktualisht janë dorëzuar 100 copë. Ne kemi planifikuar prodhimin e gjithsej 5 mijë aparateve për frymëmarrje artificiale deri në fund të majit”.

“Vatan”: Ministri Varank: Deri në fund të majit do të prodhohen 5 mijë aparate të frymëmarrjes artificiale

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank në fjalën e mbajtur në përurimin e spitalit të qytetit në Başakşehir të Stambollit dhe në ceremoninë e dorëzimit të aparateve të frymëmarrjes artificiale për kujdesin intensiv tha se deri në fund të majit do të prodhohen 5 mijë aparate të tilla.

“Sabah”: Fjalë goditëse nga media amerikane: Dronët e armatosur turq dominojnë qiellin

Bloomberg, një nga transmetuesit kryesor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në një analizë të bërë në lidhje me operacionet në Libi, foli me lëvdata për dronët e armatosur turq. Në analizën në fjalë Bloomberg bën të ditur se dronët e armatosura tip “Wing Loong” të Emirateve të Bashkuara Arabe nuk mund të kryejnë lirshëm operacione në Tripoli dhe Misrata, ndërkaq dronët turq çdo ditë e më shumë po dominojnë në qiellin e Libisë.

“Star”: Dy miliardë dollarë të eksporteve nga baza e automobilave të Turqisë

Bursa, që është baza e sektorit automobilistik të Turqisë, në çerekun e parë të këtij viti realizoi eksport në vlerë 1 miliardë e 977 milionë dollarë. Eksportet më të mëdha u realizuan në Francë me 311 milionë e 213 mijë dollarë. Franca pasohet nga Gjermania, ku u realizuan eksporte prej 275 milionë e 926 mijë dollarë.



Lajme të ngjashme