Shtypi turk 16.04.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 16 prill 2020:

1399363
Shtypi turk 16.04.2020

“Haberturk”: Postimi i zëdhënësit të Presidencës në lidhje me luftën kundër Covid-19

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin raportoi se lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) do të mundet së bashku pa u kapluar nga paniku dhe përgjumja. Kalin, në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter tha: “Turqia është në një pozitë të favorshme për sa i përket trajtimit dhe masave. Infrastruktura shëndetësore është e fortë. Nuk kemi mungesë të shtretërve dhe ilaçeve. Epideminë mund të ndalojmë vetëm duke aplikuar masa të rrepta. Virusi, do të mundet së bashku pa u kapluar nga paniku dhe përgjumja”.

“Vatan”: Altun: Ne paraprimë në botë

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun në llogarinë e tij në Twitter postoi një mesazh në gjuhën angleze në lidhje me epideminë e koronavirusit (Covid-19). Altun bëri të ditur se Presidenti Erdogan ka shfaqur udhëheqje vendimtare qysh në momentin e parë të procesit, ndërsa tha: “Ne paraprimë në botë me ndihmën humanitare që ofrojmë dhe vazhdojmë të ruajmë këtë pozicion në procesin e koronavirusit”.

“Sabah”: Ministri Donmez prezantoi dezinfektuesin vendor “Borel”

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez të mërkurën organizoi një konferencë prezantuese për dezinfektuesin vendor “Borel”.  Ministri Donmez tha se “Borel nga sot do të hidhet në treg në pika të ndryshme të shitjes”.

“Star”: Falënderime për Turqinë

Zv.presidentja e Parë e Azerbajxhanit, Mehriban Aliyeva falënderoi Turqinë që ndriçoi kullën “Atakule”, simbolin e kryeqytetit Ankara, me ngjyrat e flamurit të Azerbajxhanit për të mbështetur luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid- 19).

“Yeni Safak”: Fatih Terim mundi koronavirusin dhe tha se dëshiron të bëhet donator

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim njoftoi se testi i fundit koronavirusit i kryer mbi të ishte negativ. Duke folur në transmetimin e drejtpërdrejtë në Instagram, Terim tha që ai dëshiron të bëhet një donator për kurimin e sëmundjes së koronavirusit me plazmë.



Lajme të ngjashme