Shtypi turk 09.04.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte 9 prill 2020:

1394479
Shtypi turk 09.04.2020

“Star”: Presidenti Erdogan bisedoi me homologun e tij kinez Xi Jinping

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Kinës, Xi Jinping. Në komunikatën e lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës thuhet se gjatë bisedës u fol për bashkëpunimin në luftën kundër epidemisë së Covid-19 dhe për marrëdhëniet dypalëshe.

“Hurriyet”: Mesazh bashkëpunimi ndërkombëtar nga Fahrettin Altun

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun bëri të ditur se Turqia dëshiron që paqja, bashkëpunimi, solidariteti të mbizotërojnë në botë. Në fjalën e hapjes së videokonferencës me temë “Përvojat e Covid-19 dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Luftën Kundër Epidemisë” Altun tha: “Në periudhën e epidemisë globale, kur edhe marrëdhëniet midis shteteve kanë tendencë të bëhen të parregullta, ne përpiqemi të mbrojmë qytetarët tanë dhe nuk i kthejmë shpinën vendeve në nevojë”.

“Sabah”: Ndihmat e Turqisë arrijnë në vendet e Ballkanit

Turqia vazhdon të dërgojë ndihma mjekësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Një avion ushtarak transporti i Turqisë u ngrit nga Ankaraja për të dërguar ndihma mjekësore në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi. Në fjalën e tyre ministrat përkatës të vendeve në fjalë, të cilët pranuan në dorëzim ndihmat, shprehën falënderime Turqisë për ndihmat e dërguara.

“Vatan”: Ministri Albayrak: Do ta mbajmë ekonominë në këmbë

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak njoftoi se do të punojnë më shumë për të zënë vendin më të fortë në rendin e ri botëror që do të krijohet pas epidemisë së koronavirusit. Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter ministri Albayrak tha: “Ne do ta kapërcejmë së pari këtë epidemi. Ndërsa e bëjmë këtë, do ta mbajmë të gjallë ekonominë dhe prodhimin”.

“Haberturk”: Eksporti i kajsive të thata në Kinë u rrit me 125 për qind

Eksporti i kajsive të thata nga Turqia në Kinë gjatë periudhës gusht 2019 – mars 2020 shënoi rritje me 125 për qind dhe nga 2 milionë dollarë u rrit në 4,5 milionë dollarë. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Frutave dhe Produkteve të Thata të Egjeut, Birol Celep njoftoi se gjatë periudhës 1 gusht 2019-30 mars 2020 janë eksportuar 76 mijë tonë produkte të cilat sollën 197 milionë dollarë të ardhura.



Lajme të ngjashme