Shtypi turk 25.03.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 25 mars 2020:

Shtypi turk 25.03.2020

“Haberturk”: Mesazhi i Presidentit Erdogan për koronavirusin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter njoftoi për mbledhjen me anëtarët e kabinetit të mbajtur me anë të telekonferencës. Kreu i shtetit turk njoftoi se ata ndjekin nga afër punën e të gjitha institucioneve dhe organizatave në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) dhe vazhdojnë të hedhin hapa në koordinim me këta të fundit.

“Hurriyet”: Turqia vihet në veprim për vaksinën kombëtare

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se janë vënë në veprim për vaksinën kombëtare kundër koronavirusit të ri. Gazeta citon ministrin Koca të ketë thënë: “Instituti i Vaksinimit i Ministrisë sonë ka ndërmarrë veprime për të zhvilluar një vaksinë kundër Covid-19. Ne do të mbështesim çdo përpjekje premtuese shkencore. Ministria e Financave është e gatshme për të mbledhur fonde".

“Sabah”: Yamanel: Turqia mund të përshpejtojë shërimin

Anëtar i Komitetit Shkencor të Ministrisë së Shëndetësisë, prof. dr. Levent Yamanel njoftoi se ilaçet e importuara nga Kina kanë filluar të përdoren tek pacientët e infektuar me koronavirus. Yamanel bëri të ditur se “kanë filluar rishtazi t’i përdorin ilaçet e importuara nga Kina pas të cilave shpresohet se do të përshpejtohet shërimi i të infektuarve”, ndërsa tha se aktualisht ky është ilaçi më efektiv për kurimin e kësaj sëmundjeje.

“Yeni Safak”: Testet e prodhuara nga shkencëtarët turq japin rezultate brenda 10-20 minutave

Testet për diagnostikim të koronavirusit të prodhuara nga një kompani bioteknologjike me seli në Ankara japin rezultate brenda 10-20 minutave. Doktor Studiues dhe Inxhiniere e gjenetikës dr. Senem Simsek bëri të ditur se kanë bërë prezantimin e këtyre testeve diagnostikuese në Rumani dhe disa vende tjera, ndërsa shtoi se testet në fjalë i kanë dërguar edhe në vendet evropiane dhe të Lindjes së Mesme.

“Star”: Ministria e Mbrojtjes Kombëtare themeloi qendrën për luftën kundër Kovid-19

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se ka themeluar qendrën për luftën kundër koronavirusit, e cila do të drejtojë punimet për marrjen e masave në njësi dhe shtabe. Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar deklaroi se “Janë duke bërë çdo gjë që është e nevojshme që ushtarët turq të jenë të sigurt, dirsa njoftoi se aktualisht nuk është shënuar ndonjë rast i infektimit në mesin e ushtarëve dhe se do të vazhdojnë me detyrë”.   



Lajme të ngjashme