Shtypi turk 16.03.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 16 mars 2020:

1378980
Shtypi turk 16.03.2020

Hürriyet” – Mbledhje për koronavirusin në pallatin “Çankaya”

Nën drejtimin e zv/presidentit Fuat Oktay të dielën është mbajtur në pallatin “Çankaya” në Ankara një mbledhje për masat parandaluese ndaj koronavirusit. Në një deklaratë të lëshuar nga departamenti i komunikimit [të Presidencës] thuhet se në mbledhje u vendos për ndalimin e fluturimeve nga 9 vende të Evropës për në Turqi duke filluar që nga mesnata e të dielës. Për më tepër, thuhet se qytetarët që do të kthehen në vend [Turqi] deri më 17 mars, ora 23.59 me orën lokale do të mbahen nën mbikëqyrje mjekësore për 14 ditë, pra do të jenë në izolim.

Haber Türk” – Apel nga Çavushollu për “Ditën ndërkombëtare të solidaritetit kundër islamofobisë”

Pesëdhjetë e një (51) viktimat e sulmit terrorist që ndodhi më 15 mars 2019 në xhamitë Nur dhe Linwood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re janë evokuar të dielën përvjetorin e parë të vdekjes së tyre me një ceremoni, ku morën pjesë me mijëra njerëz. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) me një mesazh që ka postuar në median sociale ka bërë thirrje për ta shpallur 15 marsin si “Dita ndërkombëtare e solidaritetit kundër islamofobisë”.

Vatan” – Është sjellë në Turqi anija e tretë e sondimit

Ka mbërritur në Turqi anija e tretë e sondimit [për hidrokarbure], «Kanuni». Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Fatih Dönmez) tha se «Kanuni» do të fillojë së shpejti të bëjë shpime ultra të thella në det. Momentalisht kërkimet [sondimet] Turqia i vazhdon me anijet e tjera «Fatih» dhe «Yavuz».

Yeni Şafak”Eksportet në Rusi e nisën me shpejtësi vitin: Rritja shkon në 30%

Në periudhën janar-shkurt në Federatën e Rusisë janë eksportuar nga Turqia produkte me vlerë 700 milionë e 287 mijë e 450 dollarë. Kurse vitin e kaluar për të njëjtën periudhë Turqia i kishte dërguar Rusisë 387 mijë e 698 tonë prodhime dhe kishte siguruar nga ky eksport 555 milionë e 107 mijë e 446 dollarë të ardhura. Kështu eksportet turke në tregun rus janë rritur me 30% në sasi dhe 26% në të ardhura, krahasuar me janar-shkurt 2019.

Sabah” – SHOD në Antarktidë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton se Departamenti i Forcave Detare të Turqisë për Lundrimin, Hidrografinë dhe Oqeanografinë (SHOD) ka marrë pjesë në Ekspeditën e 4-t Kombëtare Shkencore në Antarktidë. “Departamenti SHOD në ekspeditat shkencore të Antarktidës merr pjesë që nga viti 2017 dhe vazhdon të japë një kontribut aktiv në këtë proces të rëndësishëm”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.



Lajme të ngjashme