Shtypi turk 03.03.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 3 mars 2020:

1370816
Shtypi turk 03.03.2020

“Star”: Erdogan: “Regjimit nuk do t’i mbetet kokë mbi supe nëse nuk tërhiqet në kufijtë e përcaktuar”

Në fjalën e mbajtur në Ankara Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se “Pas martirizimit të 34 ushtarëve turq i kanë shtrirë operacionet në Idlib gjatë të cilave i kanë shkaktuar humbje të mëdha regjimit të Esadit”. Në mes tjerash kreu i shtetit turk ka thënë që regjimit nuk do t’i mbetet kokë mbi supe nëse nuk tërhiqet në kufijtë e përcaktuar.

“Haberturk”: Ministri Soylu i bën thirrje Greqisë për “refugjatët”

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu në lidhje me ndërhyrjen e forcave greke të sigurisë ndaj refugjatëve të parregullt që presin në kufi për të kaluar në Evropë me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmues. Gazeta citon ministrin Soylu të ketë thënë: “Ajo çfarë i takon Greqisë është që në kuadër të ligjit për migracion t’i vlerësojë kërkesat për strehim të njerëzve të ardhur në kufijtë e saj dhe t’i strehojë ata. Ne i bëjmë thirrje zyrtarëve grekë që të veprojnë në përputhje me tekstet themelore juridike dhe më e rëndësishmja me humanizëm”.

“Yeni Safak”: OKB: Turqia vepron me kujdes që të mos dëmtohen civilët në Idlib

Anëtari i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Hetime në Siri i Kombeve të Bashkuara, Hanny Megally ka thënë se “Turqia vepron me kujdes që të mos dëmtohen civilët në Idlib”.

“Hurriyet”: Gjallërim i turizmit në Turqi

Kompanitë e lundrimit fillojnë të anulojnë turet turistike në Lindjen e Largët për shkak të koronavirusit që u shfaq në Kinë. Itinerari i ri i kompanive të turizmit tani ishte Deti i Zi. Anijet gjigante të lundrimit do të nisen nga Stambolli dhe së pari do të ndalen në Portin e Sinopit, më pas në Trabzon dhe në fund në Portin e Batumit në Gjeorgji. Në këtë mënyrë do të gjallërohet edhe turizmi i rajonit të Detit të Zi.

“Sabah”: Antalie thyen rekorde të reja

Antalie theu një rekord të ri duke arritur numrin më të madh të turistëve sezonalë të të gjitha kohërave në turizëm në janar 2020. Brenda 2 muajve u shënua një rritje me 30 për qind dhe qyteti mirëpriti 388 mijë e 994 turistë.  



Lajme të ngjashme