Shtypi turk 28.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 28 shkurt 2020.

1368390
Shtypi turk 28.02.2020

“Star”: Çelik: Regjimi i Esadit do ta paguaj shtrenjtë këtë sulm

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik ka thënë se “Regjimi vrasës dhe ata që e inkurajojnë do ta paguajnë shtrenjtë këtë sulm të pabesë”. Duke vënë në dukje se Turqia do të kundërpërgjigjet në mënyrë të duhur ndaj këtij sulmi, zëdhënësi Çelik tha: “Turqia është e vendosur të vazhdojë luftën e justifikuar në Siri deri sa të arrijnë objektivin e saj duke përdorur të drejtat që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare“.

“Sabah”: Të gjitha objektivat e Esadit goditen nga ajri dhe toka

Gjaku i 33 dëshmorëve të rënë në sulmin ajror të regjimit të Esadit ndaj Forcave të Armatosura Turke në Idlib të Sirisë nuk mbeti në tokë. Ndërkohë që Turqia i është kundërpërgjigjur shumëfish sulmeve të regjimit dhe përkrahësve të tij ajo i godet ato nga toka dhe ajri. Gjatë 17 ditëve të fundit në Idlib u neutralizuan 1 mijë e 709 elementë të regjimit.

“Haberturk”: Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar ndodhet në vijën kufitare

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar shkoi në shtabin komandues taktik në Hatay prej ku së bashku me komandantët e forcave ajrore dhe tokësore udhëheqë dhe administron aktivitetet në Idlib. Ministri Akar, së bashku me komandantët, drejton dhe administron operacionin e kryera nga elementët për mbështetje ajrore dhe tokësore ndaj caqeve të regjimit në Idlib në pikën zero të kufirit sirian.

“Hurriyet”: Deklaratë nga Fitch Ratings për Turqinë

Douglas Winslow, drejtor i agjencisë ndërkombëtare për vlerësimin e kredive “Fitch Ratings” tha se është rritur besimi në rimëkëmbjen e rritjes në të ardhmen e afërt në Turqi. Gazeta citon Winslow të ketë thënë që “Në të njëjtën kohë presim që investimet të rriten me 3 për qind këtë vit”. Ai gjithashtu bëri të ditur se trendi potencial për rritjen e Turqisë në afat të gjatë është paraparë të jetë 4,3 për qind.

“Yeni Safak”: Rritet për 10 për qind numri i turistëve të ardhur në Stamboll

Muajin e kaluar pati një rritje të dukshme në numrin e turistëve në Stamboll. Numri i vizitorëve të ardhur në këtë megaqytet në janar të këtij viti u rrit me 10 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe arriti në 1 milionë e 17 mijë vizitorë. Nga ana tjetër gazeta angleze “Daily Express” shkroi se Turqia mund të zgjidhet si një destiancion i sigurt për pushime pasi nuk ka raste të koronavirusit.  



Lajme të ngjashme