Shtypi turk 26.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 26 shkurt 2020:

1366630
Shtypi turk 26.02.2020

Star”: Erdogan: Objektivi ynë është të rrisim vëllimit tregtar me Azerbajxhanin në 15 miliardë dollarë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në takimin dypalësh në kryeqytetin Baku me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev patën mundësinë të vlerësojnë në mënyrë të detajuar marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan. Ai tha se vëllimi tregtar me Azerbajxhanin në vitin 2019 ishte afërsisht 4 miliardë e gjysmë dollarë dhe nënvizoi se në vitin 2020 do ta çojnë në 15 miliardë dollarë.

Yeni Şafak: Turqia spikati në stërvitjen e NATO-s 'Dynamic Manta 2020'

Në brigjet e ishullit të Sicilisë në Itali ka filluar stërvitja e NATO-s "Dynamic Manta-2020" me qëllim të trajnimit në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit dhe përgatitjes për luftë mbi dhe nën det kundër nëndetëseve. Ndërkohë që Forcat Detare Turke zënë vend ndër forcat detare me kontributin më të madh në stërvitjen e NATO-s, ato e demonstrojnë prezencën e tyre në këtë stërvitje në mënyrë të fuqishme.

Sabah: Vazhdon dërgimi i tankeve dhe obusëve në Idlib

Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë të përforcojnë pa pushim me autoblinda njësitë ushtarake në kufirin me Sirinë. Një autokolonë prej 20 automjetesh ushtarake me obus dhe 10 tanke të dërguara nga njësi të ndryshme anembanë Turqisë, u dërgua në kufirin me Sirinë. Autokolona me automjete ushtarake do të hyjë në Siri dhe do të dislokohet në pikat e vrojtimit në Idlib. Pritet që të vazhdojë dërgimi i përforcimeve në kufi.

Hürriyet: Në Turqi nga bori do të prodhohet litium  

Turqia zotëron 70% të rezervave të borit në botë. Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez tha se brenda borit ka litium dhe shtoi: “Bateria është pika më kritike e mjeteve elektrike. Këtu dalin në planë bateritë prej litiumit. Do të studiojmë litiumin brenda substancës së borit dhe do ta përdorim atë”. Ai tha se parashikojnë që deri në fund të vitit të krijojnë një kompleks prodhimi pilot për të siguruar prodhimin e litiumit.

Haber Türk: Deklarata e Linjave Ajrore Turke për udhëtimet në Kinë dhe Iran

Linjat Ajrore Turke (THY) deklaruan se kanë ndaluar deri në datën 29 shkurt fluturimet në Kinë. Kurse në lidhje me fluturimet në Iran, përveç fluturimeve në Teheran, kryeqytetin e këtij vendi, janë anuluar të gjitha fluturimet e tjera deri më 10 mars.



Lajme të ngjashme