Shtypi turk 25.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 25 shkurt 2020:

Shtypi turk 25.02.2020

“Star”: Turqia ndodhet në Libi për t’i mbrojtur civilët

Ministri i Punëve të Jashtme të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Muhamed Et-Tahir Seyyale theksoi se Turqia ndodhet në vendin e tij për t’i mbrojtur civilët në kryeqytetin Tripoli, ndërsa tha se “Sikur të mos ishte Turqia nuk do të ishte e mundur që ne sot të jemi në këtë pozitë. Prania e Turqisë në Libi ekuilibron situatën në terren”.

“Yeni Safak”: Viti 2020 filloi me rekord në turizëm

Turqia, e cila vitin e kaluar e mbylli me rekord në turizëm, në muajin e parë të këtij viti shënoi rekordin e të gjitha kohërave në numrin e vizitorëve të huaj. Gjatë janarit Turqinë e vizituan 1 milion e 787 mijë e 435 turistë të huaj. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i vizitorëve të huaj u rrit me 16,11 për qind dhe arriti numrin më të lartë të vizitorëve të të gjitha kohërave.

“Hurriyet”: Turizmi i Turqisë në vitet e ardhshme do të jetë edhe më i mirë

Zëvendëskryetari i Organizatës Botërore të Turizmit, Gunter Ihlau tha se turizmi turk në vitet e ardhshme do të jetë edhe më i mirë. Ai bëri të ditur se Turqia është zhvilluar shumë në 20 vitet e fundit në sektorin e turizmit. Ihlau tha se Turqia ka një kombinim natyror të diellit, detit dhe historisë dhe kjo nuk krahasohet në botë.

“Vatan”: Vendim për Turqinë nga gjiganti botëror i konfeksionit

John Bason, kreu i njësisë së financave të kompanisë “AB Foods”, që është pronar i kompanisë “Primark”, një shitës me pakicë të veshjeve, ka thënë se janë duke zhvilluar bisedime me disa furnizues përfshirë edhe Turqinë në qoftë se vjen deri tek ndërprerja e furnizimit të materialeve të veshjeve të importuara nga Kina. Në fillim të shkurtit, kompanitë ndërkombëtare të konfeksionit, të cilat prodhojnë në Kinë, filluan negociatat me kompanitë turke në mënyrë që të zhvendosnin porositë e tyre kineze kundër rrezikut të shkaktuar nga koronavirusi.

“Haberturk”: Zhvillim emocionues, ilaçi i Kovid-19 mund të jetë në Turqi

Shkencëtari turk, prof. Ibrahim Benter deklaroi se me anë të sistemit të quajtur “ACE 2/Angiotensin-(1-7) mund të parandalojë epideminë e koronavirusit (Kovid-19), i cili shpërtheu në Kinë dhe që u përhap në shumë vende të botës. Benter deklaroi se metoda që ata gjetën aktualisht është metoda më efektive për të ndihmuar këta pacientë. Duke theksuar se punimet do të bëhen të qarta brenda një kohe të shkurtër, Benter tha se “Mendoj që zgjidhja për koronavirusin mund të dalë nga Turqia”.   



Lajme të ngjashme