Shtypi turk 24.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 24 shkurt 2020:

1364973
Shtypi turk 24.02.2020

Star” – Erdogan: Fuqia e Turqisë po ndjehet më shumë në botë

Prezencën e saj Turqia po e shfaq në çdo vend dhe në aspektin ekonomik, ushtarak, politik dhe kulturor, tha të dielën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), duke shtuar se këtë performancë në rritje të vendit ai e ndjen edhe në udhëtimet që bën jashtë shtetit. “Tani Turqia është në tavolinë dhe me anë të bisedimeve në të gjitha tavolinat ku jemi ne ndjehet edhe me shumë në botë edhe fuqia e Turqisë”.

Haber Türk” – Ministri Dënmez: Jemi të vendosur, nuk lëmë asnjë të na i marrë pasuritë dhe të drejtat

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Dönmez) dha mesazh vendosmërie lidhur me punimet e Turqisë që vazhdojnë në Mesdheun Lindor për të gjetur hidrokarbure. Në rajon kanë të drejtat e tyre edhe turqit qipriotë,- theksoi Dënmez duke bërë të ditur se do ta vazhdojnë aktivitetin për kërkimin e hidrokarbureve.

Sabah” – Liderin grekoqipriot, Anastasiadis nuk do ta shpëtojnë dot vendet që ka marrë nga pas

Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) ka reaguar ashpër ndaj ankorimit në portin Limasol, që ndodhet në pjesën greke të ishullit, të anijes luftarake franceze me emrin “Charles De Gaulle”. Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës së RTQV-së, Hasan Taçoj (Taçoy) në reagimin e tij tha: “Fotografitë që lideri grekoqiporit bashkë me ministrat e tij kanë bërë në anijen e luftës reflektojnë mendësinë që ata kanë. Dhe kjo ka vërtetuar edhe një herë se sa e rëndësishme është prania e Turqisë dhe e ushtarit turk në Qipro”.

Yeni Şafak” – Me mijëra turq protestuan sulmet raciste në Gjermani

Pas sulmit të armatosur me pasojë 10 të vdekur, 4 prej të cilëve turq, që ndodhi natën e 19 shkurtit në qytetin Hanau të landit Hesen të Gjermanisë, turqit që jetojnë në këtë vend mbushën rrugët për të marrë pjesë në marshimin kundër terrorizmit dhe islamofobisë. Në manifestim morën pjesë me mijëra njerëz që kishin ardhur edhe nga qytete të tjera të Gjermanisë, vende të tjera të Evropës dhe nga Turqia.

Hürriyet” – «Turkish Airlines» shton numrin e fluturimeve turistike

Këtë verë shoqëria ajrore turke «Turkish Airlines» (THY) do të bëjë në javë gjithsej 98 fluturime nga jashtë shtetit për në aeroportet Antalia, Izmir, Dalaman dhe Bodrum. Fluturimet Moskë-Antalia do të rriten me 100%, nga 7 që ishin vitit e kaluar do të rriten në 14. Për në Dalaman «Turkish Airlines» do të bëjë 7 fluturime në javë nga Londra (Mbretëria e Bashkuar), 3 nga Moska (Rusia) dhe 2 nga Amani (Jordani) dhe Kievi (Ukrainë). Kurse fluturimet e tjera ndërkombëtare turistike për në aeroportet turke planifikohet të jenë kështu: 4 herë në javë nga Londra, Kuvajti dhe Mynihu për në aeroportin Bodrum-Milas dhe 5 herë në javë në Izmir me nisje nga Berlini, Mynihu, Dyseldorfi, Hamburgu dhe Kuvajti.



Lajme të ngjashme