Shtypi turk 21.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 21 shkurt 2020.

Shtypi turk 21.02.2020

“Hürriyet”: Deklarata e Erdoganit për sulmin në Gjermani

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bibliotekës Poopullore (Millet). Në fjalim ai u shpreh edhe në lidhje me sulmin e armatosur ndaj dy kafeneve në qytetin Hanau në Gjermani. “Të gjitha institucionet tona po ndjekin me ndjeshmëri procesin. Kam besim se autoritetet gjermane do të bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për ta zbardhur në tërësi sulmin”, tha Erdoan.

“Sabah”: Video mbështetëse e NATO-s për Turqinë

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) publikoi një video ku shpjegohen kontributet e Turqisë në aleancë. Në videoklibin e publikuar në llogarinë zyrtare të NATO-s në Twitter, me anë të shpjegimit të pilotes së avionit luftarak, Esra Ëzataj (Esra Özatay), u treguan kontributet e ndryshme që Turqia jep në aleancë.

“Vatan”: Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak: Zhgënjyem të dashuruarit e krizës

Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Allbajrak (Albayrak) bëri të ditur se është siguruar një përparim që nuk do të përfshijë as mundësinë e përkeqësimit të inflacionit, shkëmbimit të valutës dhe normave në ekonomi. Në fjalimin drejtuar biznesmenëve të enjten në qytetin Gaziantep, Allbajrak tha se me masat e marra, koordinimin e fuqishëm të të gjitha institucioneve në ekonomi dhe mbështetjen e dhënë ndaj botës së biznesit, kanë bërë që të zhgënjehen të gjithë ata që duan krizë ekonomike në Turqi.

“Yeni Şafak”: Nga Rusia priten 6 milionë turistë ndërsa nga Gjermania 3 milionë turistë

Antalia, e cila vitin e kaluar mirëpriti 5,5 milionë vizitorë nga Rusia dhe 2,6 milionë vizitorë nga Gjermania, sipas rezervimeve të hershme, ka si qëllim që këtë vit të rrisë numrin e vizitorëve. Kryetari i Unionit të Ndërmarrësve Turistikë dhe të Hotelierëve të Mesdheut, Erkan Jaëxhë (Yağcı) tha: “Vitin e kaluar në muajin janar erdhën 37 mijë e 314 turistë nga Rusia dhe 29 mijë e 607 turistë nga Gjermania. Këtë vit numri i turistëve që erdhën në muajin janar nga Rusia u rrit në 57 mijë e 177 ndërsa nga Gjermania u rrit në 40 mijë e 669 turistë”.

“Haber Türk”: Drejt përfundimit të Urës së Çanakalasë

Vazhdojnë papushim punimet tokësore dhe detare në krahun e Evropës dhe Anadollit për ndërtimin e Urës së Çanakalasë, themeli i të cilës u hodh në 18 mars 2017. Hapësira ndërmjet dy këmbëve të urës “Çanakkala 1915” do të jetë 2023 metra duke iu referuar 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë. Kur kjo urë të përfundojë ajo do të jetë ura më e madhe e varur me distancë të mesme në botë. Ndërkaq është montuar 56,3% e blloqeve të kullës që vendosen sipër njëra tjetrës në këmbët në afërsi të Sytlyxhes (Sütlüce) dhe Shekerkajasë (Şekerkaya).   



Lajme të ngjashme