Shtypi turk 13.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 13 shkurt 2020:

Shtypi turk 13.02.2020

“Yeni Şafak”Erdogan: Nëse sulmet vazhdojnë, do t’i godasim forcat e regjimit kudo pa iu përmbajtur Soçit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), njoftoi të mërkurën hapat që do të ndërmerren në Idlib të Sirisë. “Njoftoj nga këtu se ne do t’i godasim forcat e regjimit kudo duke filluar nga sot, pa iu përmbajtur kufijve (të përcaktuar) në memorandumet e Idlibit dhe Soçit, në rast se trupat tona në pikat e vrojtimit apo në vende të tjera pësojnë qoftë edhe dëmin më të vogël”, theksoi Erdogani gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij.

“Sabah”Takim kritik në Ankara

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, u takua të mërkurën me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey. Në takim u tha se sulmet e regjimit të Assadit ndaj pikave të vrojtimit të Turqisë në Idlib janë të papranueshme. Gjithashtu u theksua fuqimisht vendosmëria e Turqisë për mbrojtjen e ushtarëve të saj dhe civilëve në kuadër të memorandumit të Idlibit.

“Star”SHBA: Nxjerrja e Turqisë nga programi “F-35” do të rrisë koston dhe ulë prodhimin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i dërgoi Kongresit të mërkurën projektbuxhetin e vitit fiskal 2021 prej gati 4,8 trilionë dollarësh. Ajo çfarë bie në sy më shumë në këtë projektbuxhet është një detaj në pjesën mbi shpenzimet e mbrojtjes: kostoja e prodhimit të avionëve “F-35” do të rritet dhe sasia e prodhimit do të ulet si pasojë e nxjerrjes së Turqisë nga Programi i Avionit Luftarak të Përbashkët (JSF).

“Hürriyet”Aeroporti i Stambollit shërben si rrethi i 82-të i Turqisë

Me numrin e pasagjerëve, shifrat e konsumit, dyqanet dhe të gjitha institucionet që i nevojiten një qyteti, Aeroporti i Stambollit ofron shërbime si të ishte rrethi i 82-të i Turqisë. Ky aeroport, i cili pret mesatarisht 200 mijë pasagjerë dhe 1 mijë e 200 avionë në ditë, nuk ka pothuajse asnjë dallim nga një qytet mesatar me shumë institucione të domosdoshme për përditshmërinë, siç janë hotelet, qendrat shëndetësore, farmacitë, etj.

“Habertürk”Viti 2020 shpallet Viti i Patarës

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka zgjedhur Patarën, qytet antik në Kas të Antalies, si temë për vitin 2020. I njohur si vendlindja e Shën-Kollit, Plakut të Vitit të Ri apo Baba Dimrit, ky qytet antik është vërtetuar nga gërmimet arkeologjike të jetë ndërtuar në shekullin VIII p.e.s.



Lajme të ngjashme