Shtypi turk 11.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 11 shkurt 2020:

1357093
Shtypi turk 11.02.2020

Yeni Şafak” – Tryeza u përmbys

Regjimi sirian e ka provokuar edhe një herë Turqinë ndërsa në Ankara mbaheshin bisedimet mes delegacioneve turke e ruse. Në sulmin ndaj bazës turke në Taftanaz, në veri të Idlibit, ranë dëshmorë 5 ushtarë turq. Forcat e Armatosura Turke (TSK) iu kundërpërgjigjën sulmit dhe neutralizuan 101 ushtarë të regjimit duke asgjësuar 115 objektiva.

Star” – Cerar: Sllovenia mbështet anëtarësimin e Turqisë në BE

Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miroslav Cerar tha se e vlerësojnë lart dhe e respektojnë procesin e suksesshëm që po ndjek Turqia në çështjen e menaxhimit të migracionit. “Ne e shikojmë Turqinë si një aktor të rëndësishëm rajonal dhe kemi bindjen se bashkëpunimi i afërt mes Turqisë dhe BE-së duhet të vazhdojë duke u rritur në të ardhmen. Sllovenia mbështet anëtarësimin e Turqisë e Bashkimin Evropian (BE)”,- tha kryediplomati slloven.

Sabah” – Investitorët engjëj 500 miliardë dollarësh do të vijnë në Stamboll

Në datat 17-18 shkurt në Stamboll do të mbahet Forumi Botëror i Investimeve të Engjëjve të Biznesit (World Business Angel Investment Forum-WBAF), i cili pranohet si investim global në fazën e hershme dhe si “Davosi i tregjeve të kapitalit”. Investitorët engjëj, që sot menaxhojnë fonde me vlerë 500 miliardë dollarë, do të takohen në aktivitetin që do të mbahet në Stamboll me pjesëmarrjen e shumë delegatëve nga 92 vende.

Haber Türk” – Sateliti celular më i vogël i Turqisë do të lëshohet në hapësirë nga Zelanda e Re

“Grizu-263”, Skuadra e Hapësirës në universitetin “Bülent Ecevit” në Zonguldak po përgatitet të dërgojë këtë verë në hapësirë satelitin minikub më të vogël të Turqisë, 5 cm, i njohur ndryshe edhe si ‘sateliti celular’. Kapiteni i skuadrës, Çağla Dursun thotë se i kanë marrë lejet e nevojshme për lëshimin e satelitit celular nga Zelanda e Re. Skuadra turke kishte dalë e dyta në botë në një konkurs të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për modelet satelitore.

Hürriyet” – Turqia hyn në ofertat e destinacioneve alternative të Kinës në turizëm

Pas shfaqjes në Kinë të epidemisë së koronavirusit Turqia ka hyrë në ofertat e destinacionve alternative për ata që do të shkojnë nga Evropa në Kinë për turizmin e kongreseve. Turqia ka nisur gjithashtu të dalë në plan të parë si një destinacion alternativ edhe në turizmin me anije (kroçera). Numri i anijeve turistike që u ankoruan vitin e kaluar në portet turke u rrit në 344, nga 247 që ka qenë në vitin 2018.



Lajme të ngjashme