Shtypi turk 06.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 6 shkurt 2020:

1354366
Shtypi turk 06.02.2020

Yeni Şafak” – Erdoan: Nëse regjimi nuk tërhiqet, do ta bëjmë vetë këtë punë

Sulmi ndaj ushtarëve turq në Idlib do të jetë për Turqinë pikënisja e një periudhe të re në Siri,- tha të mërkurën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). “Nuk do të lejojmë që gjërat të jenë njësoj aty ku derdhet gjaku i ushtarit turk. Nëse regjimi [i Esadit] nuk tërhiqet prapa pikave tona të vrojtimit [në Idlib], atëherë Turqia do të detyrohet që ta bëjë vetë këtë punë”,- theksoi kreu i shtetit turk.

Hürriyet” – Erdogan: Raketën vendore do ta instalojmë shumë shpejt në kufirin me Sirinë

Sistemin me Raketat “HISAR-A”, i cili është zhvilluar me mundësi vendore, ne do ta instalojmë në kufirin me Sirinë sa më shpejtë që të jetë e mundur, tha Presidenti Erdoan, duke shtuar se një progres i rëndësishëm është shënuar edhe në punimet për prodhimin e raketave “Siper”, një sistem i mbrojtjes kundërajrore me rreze të gjatë veprimi. “Në vitin 2023 ne do të nxjerrim nga hangari avionin tonë luftarak prodhim vendor. Përgjigjen më të bukur ndaj atyre që e kërcënojnë Turqinë, se nuk do t’i japin asaj avionët F-35, ne do t’ua japim duke prodhuar avionin tonë kombëtar”,- nënvizoi udhëheqësi turk.

Vatan” – Në kufirin me Sirinë u dërgua një autokolonë ushtarake me 100 automjete

Pas sulmit të njësive të regjimit të Beshar Esadit ndaj pikave turke të vrojtimit në Siri Forcat e Armatosura Turke (TSK) dërguan tek repartet e vendosura në kufi një autokolonë ushtarake me trupa komando, municion dhe automjete ushtarake. Autokolona me rreth 100 mjete, të dërguara nga reparte të ndryshme të Turqisë, ka mbërritur në qytetet Hassa, Kırıkhan dhe Reyhanlı të Hatayit. Automjetet ushtarake u orientuan drejt reparteve në kufi nën masa të shtuara të sigurisë.

Star” – Turqia i jep mesazh BE-së: Ka ardhur koha për të hapur një faqe të re

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu tha se brenda Bashkimit Evropian (BE) ekziston një klimë negative kundër Turqisë dhe pasiguria brenda Unionit po thellohet gjithnjë e më shumë. Racizmi ka nisur të tronditë tashmë nga rrënjët vlerat evropiane,- theksoi kryediplomati turk dhe shtoi: “Aktiviteti ynë i hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, operacioni «Burimi i paqes» dhe vendimet që ka marrë BE-ja për çështjen libiane i kanë tensionuar marrëdhëniet tona me Brukselin. Duhet ta shtojmë edhe më shumë komunikimin mes nesh në këto çështje, të cilat janë kthyer në problem”.

Haber Türk” – Ekonomia turke është e qëndrueshme

Tregjet turke kanë dalë të qëndrueshme pavarësisht shfaqjes së koronavirusit të ri në Kinë dhe zhvillimeve negative në shkallë globale. Bursa e Stambollit është rritur me 1,5% në janar, ndërkohë që bursat e vendeve në zhvillim kanë pësuar rënie me 4,7% për të njëjtën periudhë. Një rol në rezistencën e ekonomisë turke përballë dallgës globale ka luajtur edhe koniunktura në të cilën ka hyrë Turqia. Ekonomia [turke] vazhdon të rritet bashkë me asetet financiare.



Lajme të ngjashme