Shtypi turk 22.01.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 22 janar 2020:

Shtypi turk 22.01.2020

Hürriyet” – Ministri Çavushollu: BE-ja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, jo përjashtuese

I ndodhur në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit të 50-të Ekonomik Botëror (WEF), ministri i Punëve te Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) mori pjesë në takimin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt të martën. "Si një vend ballkanik ne i kushtojmë rëndësi të madhe stabilitetit të Ballkanit dhe paqes së vëllezërve tanë atje. Bashkimi Evropian (BE) nuk i mbajti premtimet e dhëna për vendet e rajonit. BE-ja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, jo përjashtuese", ka thënë kryediplomati turk.

Haber Türk” – Ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu bisedoi me ministrin turk të Mbrojtjes, Akar

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar. Në këtë bisedë telefonike ata kanë shkëmbyer mendimet lidhur me situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në veçanti në Idlib dhe Libi.

Sabah” – Ministri Varank u takua me zv.presidentin e Iranit, Sattari

Të martën ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank zhvilloi në Ministri një takim me zv.presidentin e Iranit Përgjegjës për Shkencën dhe Teknologjinë, Sorena Sattari. Në fjalën që mbajti në takim Varank tha se zhvillimi i bashkëpunimit mes Turqisë dhe Iranit do të kontribuojë jo vetëm në mirëqenien e të dy vendeve, por edhe të rajonit. “Kam besim se me përpjekje reciproke bashkëpunimin mund ta bartim në nivele më të përparuara, sidomos bashkëpunimin në fushat e industrisë, teknologjisë dhe shkencës,”- shtoi ministri Varank.

Star” – Turqia do të kërkojë minerale në Afrikë

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Dönmez) tha se Turqia dëshiron ta ndajë me Nigerin përvojën e saj në fushën minierare. Kështu që kërkimet e para do të bëhen në tre miniera në pjesën jugperëndimore të Nigerit,- shtoi ministri.

Yeni Şafak” – Kripa e gurit e Çankiri plotëson nevojat e Turqisë për kripë mjekësore

Kripa e gurit që nxirret nga Shpella e Kripës, një shpellë 5.000-vjeçare në provincën Çankiri të Turqisë, pasi përpunohet në fabrikë, kthehet në kripë medikale për t’u përdorur në sektorin e shëndetësisë. Drejtori i fabrikës, Hasan Akgyç (Akgüç) thotë se fabrika plotëson sot 70-80% të konsumit total të kësaj lloj kripe në Turqi.



Lajme të ngjashme