Shtypi turk 21.01.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 21 janar 2020:

Shtypi turk 21.01.2019

“Sabah”: Presidenti Edogan bëri deklarata të rëndësishme gjatë kthimit nga Berlini

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur që prania e Turqisë në Libi ka rritur perspektivat e paqes në këtë vend. Në prononcimin e tij të bërë në lidhje me Konferencën e Berlinit për gazetarët në avion gjatë kthimit nga Gjermania, Presidenti Erdogan tha: “Nëse jemi një shtet i fortë, atëherë ka shumë pritje nga ne. Turqia është çelësi i paqes. Hapat që hodhëm në çështjen e Libisë ekuilibruan procesin. Ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin politik si në terren, ashtu edhe në tryezë”.

“Yeni Safak”: Kalin: Samiti i Berlinit një mundësi e mirë për ndaljen e konfliktit në Libi

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin u prononcua në lidhje me Samitin e Berlinit. Kalin tha se Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë për ndaljen e konflikteve në Libi dhe për gjetjen e një zgjidhjeje politike në këtë vend, ndërsa shtoi se diplomacia efektive dhe e gjithanshme e Presidentit Recep Tayyip Erdogan e bëri Turqinë njërën prej aktoreve kyçe të këtij procesi.

“Haberturk”: Ministri Albayrak i bëri një vlerësim vitit 2019

Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak mbajti një fjalim në mbledhjen vlerësuese të vitit 2019. Duke vënë në dukje se viti 2020 do të jetë viti i akordimit, ministri Albayrak tha se ky vit do të fillojë me një normë inflacioni njëshifrore.

“Hurriyet”: Stambolli dhe Antalie kryesojnë në shitje të banesave për të huajt

Më së shumti shitje të banesave për të huajt gjatë vitit 2019 janë realizuar në Stamboll dhe Antalie. Shitjet e banesave u rritën me 14,7 për qind në vitin 2019 në krahasim me një vit më parë dhe nga 39 mijë e 663 u rrit në 45 mijë e 483 banesa. Vitin e kaluar qyteti më i preferuar nga të huajt në blerjen e banesave ishte Stambolli me 20 mijë e 857 banesa të shitura. Stambolli u pasua nga Antalie me 8 mijë e 951 banesa, Ankaraja me 2 mijë e 539, Bursa me 2 mijë e 213 dhe Yalova me 1mijë e 696 banesa.

“Star”: Dielli i TEKNOFEST 2020 do të lind nga Gaziantepi

Festivali i teknologjisë TEKNOFEST 2020 këtë vit do të organizohet në qytetin Gaziantep. Festivali më i madh në botë i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, i cili ka thyer rekordet e vizitorëve për dy vjet me radhë, këtë vit do të organizohet në aeroportin e Gaziantepit më datat 22-29 shtator.



Lajme të ngjashme