Shtypi turk

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 17 janar 2020.

Shtypi turk

Hürriyet: Presidenti Erdogan: Do të vazhdojmë mobilizimin për stabilitetin në hapësirën tonë gjeografike jugore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një fjalim të enjten në Mbledhjen Vlerësuese të Vitit 2019, organizuar në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Beshtepe (Beştepe) të Ankarasë. Ai tha se kanë dërguar trupa ushtarake në Libi për të mbajtur në këmbë qeverinë legjitime dhe shtoi: “Me vetëdijen që siguria e vendit fillon jashtë kufijve të tij, do të vazhdojmë të mobilizojmë të gjitha mundësitë tona politike, tregtare, humanitare, diplomatike dhe ushtarake për stabilitetin e hapësirës tonë gjeografike jugore”.

Sabah: Ministri Donmez për automobilin vendor

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez bëri të ditur të enjten se së bashku me fillimin e përdorimit të automobilave elektrikë vendorë parashikohet që në Turqi në vitin 2030 të jenë në përdorim 1 milionë automobila të këtij lloji.  

Vatan: Ministri Albayrak, në 2020 do të shkruajmë një histori të re suksesi

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak në një postim të bërë në llogarinë në Twitter shkroi: “Kapërcyem ndikimet e luhatjeve më të mëdha në histori të këmbimit valutor. Me të gjithë treguesit ekonomikë demonstruam një performancë të suksesshme në objektivat tona. Me lejen e Allahut, me të gjitha institucionet tona në vitin 2020 do të shkruajmë një histori të re suksesi”.     

Yeni Şafak: Në udhëtimet jashtë shtetit, në 9 muajt e parë të vitit 2019 u shpenzuan 3,4 miliardë dollarë

Numri i nënshtetasve turq që kanë dalë jashtë shtetit gjatë periudhës janar-shtator 2019 shënoi një rritje prej 11,9% dhe nga 6 milionë e 530 mijë e 388 arriti në 7 milionë e 411 mijë e 702. Shpenzimet e bëra në periudhën në fjalë arritën në 3 miliardë e 380 milionë e 213 mijë dollarë.

Star: Modifikohet vaksina turke, zhvillohet për kurimin e kancerit

Vaksina e lisë, që u prodhua në Turqi gjatë Luftës II Botërore, duke u modifikuar, mundohet të kthehet në një ilaç imuniteti, pra imunoterapie. Me këtë ilaç synohet të përforcohet sistemi i imunitetit të njeriut në kurimin ndaj sëmundjeve të kancerit.   



Lajme të ngjashme