Shtypi turk 14.01.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 14 janar 2020:

Shtypi turk 14.01.2020

Sabah: Takimi për Libinë në Moskë, fitorja diplomatike e Turqisë

Nga takimi për Libinë që u zhvillua në Moskë, kryeqytetin e Rusisë dhe u ndoq me kureshtje nga e tërë bota, doli mesazh pozitiv. Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se kanë formuluar një draft për armëpushimin në Libi. Teksti u nënshkrua nga Kreu i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayiz Mustafa Es-Serraj, kurse puçisti Hafter kërkoi afat.  

Vatan: Presidenti Erdogan do të shkojë në Gjermani

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të shkojë në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë më 19 janar për të marrë pjesë në "Konferencën e Berlinit". Armëpushimi në Libi, që u vendos pas nismave të Turqisë dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor do të jenë pikat parësore në agjendën e konferencës. Vendet pjesëmarrëse në konferencë do të shkëmbejnë mendime për një armëpushim të përhershëm dhe kërkimin e një zgjidhjeje politike të krizës në Libi.

Haber Türk: Interesi i huaj për Kanalin e Stambollit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Xhahit Turan (Cahit Turhan) tha se të ardhurat vjetore nga anijet që do të kalojnë nga Kanali i Stambollit do të jetë rreth 1 miliardë dollarë. Ai bëri të ditur se kompanitë hollandeze, belge dhe franceze interesohen për projektin si dhe shpjegoi se pse ndjehet nevoja për këtë projekt. Ministri Turan bëri të ditur se Ngushtica e Stambolli është një rrugë ujore që përdoret nga transporti ndërkombëtar detar dhe përballet me një trafik të ngjeshur detar.

Yeni Şafak: Suficiti 12-mujor ishte 2,7 miliardë dollarë

Edhe pse Bilanci i llogarisë rrjedhëse së Turqisë në nëntor të vitit 2019 shënoi një deficit prej 518 milionë dollarësh, sipas të dhënave të fundit,  për periudhën 12-mujore të vitit të kaluar, llogaria rrjedhëse shënoi një tepricë prej 2  miliardë e 725 milionë dollarësh. Të ardhurat neto nga zëri i udhëtimeve duke u rritur me 177 milionë dollarë krahasuar me nëntorin e vitit 2018, arritën në 1 miliardë e 414 milionë dollarë.

Star: ‘Zbarkimi’ i ministres së Tregtisë, Ruhsar Pekcan në Afrikë

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan), së bashku me delegacionin shoqërues, do të vizitojë sot Nigerinë, për të hapur dyert e mundësive të reja të bashkëpunimit. Ministrja Pekxhan, gjatë vizitës që do të zhvillojë në kryeqytetin Abuja të Nigerisë, do të shoqërohet edhe nga biznesmenët turq që kanë marrëdhënie tregtie dhe investime në vendet e Afrikës. Pekxhan, pas takimeve në Nigeri, më 15 janar do të kalojë në kryeqytetin Rabat të Marokut, ku do të marrë pjesë në Forumin e Investimit dhe Bashkëpunimit Marok-Turqi dhe mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Marok-Turqi.  



Lajme të ngjashme