Shtypi turk 03.01.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 3 janar 2020.

1333948
Shtypi turk 03.01.2020

Haber Türk: 250 mijë refugjatë në kufirin tonë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se rreth 200-250 mijë refugjatë i janë drejtuar kufirit të Turqisë. Në fjalimin e mbajtur të enjten në simpoziumin “Qyteti dhe siguria” në Kompleksin Presidencial në Ankara, Presidnti Erdoan vlerësoi zhvillimet në qytetin Idlib të Sirisë. “200-250 mijë refugjatë i janë drejtuar kufirit të Turqisë. Me disa masa mundohemi ta pengojmë këtë, por kjo nuk është një punë e lehtë sepse përballë kemi njerëz. Vlera që i jepni njeriut tuaj dhe atyre që janë strehuar tek ju, do të thotë: ‘Jeni të sigurt’”.

Vatan: Mocioni për Libinë u miratua në kuvendin turk

Asambleja e Përgjithshme e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) u mblodh të enjten nën kryesimin e Kryeparlamentarit, Mustafa Shentop (Şentop) për të diskutuar mocionin e Presidencës për dërgimin e ushtarëve turq në Libi. Mocioni për Libinë u miratua me 325 vota. Mocioni në fjalë autorizon qeverinë për të dërguar ushtarë në Libi. Afati i detyrës së njësive të Forcave të Armatosura Turke në Libi u përcaktua për një vit. Numri i ushtarëve, që do të dërgohen në Libi dhe se në çfarë rajoni do të ushtrojnë detyrën ushtarët turq (Mehmetçik) do të përcaktohet nga ana e Presidentit.

Hürriyet: Thyet rekordi historik

Në vitin 2019 Antalia tejkaloi për herë të parë në histori numrin e 15 milionë turistëve dhe theu rekordin e ditës, muajit dhe vitit. Prefekti i Antalias, Mynir Karallollu (Münir Karaloğlu) deklaroi se në vitin 2019 në qytetin turistik kanë ardhur 15 milionë e 644 mijë e 108 turistë nëpërmjet dy aeroporteve, porteve detare dhe transportit ndërurbanistik.

Yeni Şafak: Pallatin Dolmabahçe në vitin 2019 e shëtitën 1 milion e 306 mijë vizitorë

Është thyer një rekord i ri në numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj në pallatin, rezidencën dhe vilat historike të Dolmabahçes në Stamboll. Dolmabahçe mirëpriti 1 milionë e 306 mijë vizitorë, 915 mijë prej të cilëve ishin të huaj. Interesi më i madh nga vizitorët e këtij vendi historik, me 15 mijë vizitorë në total ishte Vila Kyçyksu (Küçüksu).

Star: Në Adiyaman u zbulua një vendbanim i periudhës romake

Në nënprefekturën Kahta të rrethit Adëjaman (Adıyaman) u zbulua një vendbanim, i cili vlerësohet se i përket periudhës romake. Në një zonë malore brenda kufijve të fshatit Baëbashë (Bağbaşı) të qytezës Narinxhe (Narince) u zbulua një vendbanim, që i përket periudhës në fjalë. Ekipet e Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Rrethit bënë inspektime në rajon dhe në mënyrë që të fillojnë punimet, i prezantuan raportin e përgatitur Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.



Lajme të ngjashme