Shtypi turk 31.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 31 dhjetor 2019:

1332498
Shtypi turk 31.12.2019

“Haberturk”: Erdogan: Filluam t’i marrim porositë për automobilin turk

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia më nuk do të jetë vetëm tregu i teknologjive të reja, por do të jetë prodhuese, shpërndarëse dhe një vend që që imponon standardet e veta në botë. Duke vënë në dukje se kanë filluar me marrjen e porosive për automobilin e Turqisë, Presidenti Erdogan tha: “Ky projekt ka një vizion përtej prodhimit të makinave për vendin tonë”.

“Vatan”: Automjeti vendor dallon nga të tjetër

Automobili i Turqisë, i cili do të dalë në treg në vitin 2022, është një automobil elektrik, me zero emetime të gazrave dhe një automjet inteligjent me bateri deri në 500 km. Distancën mes Stambollit dhe Izmirit ky automobil do të përshkojë me një kosto nën 10 lira turke. Modeli C-SUV përveç këtyre risive ka distancën më të gjatë mes akseve, hapësirën më të gjerë dhe koston totale më të ulët të pronësisë të këtij segmenti.

“Star”: Besimi në ekonomi është në kulmin e 1,5 viteve të fundit

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar indeksi i besimit ekonomik ra deri në nivelin e 75,2 për shkak të sulmeve spekulative në kurset e këmbimit, zhvillimeve gjeopolitike dhe luftërave globale të tregtisë. Masat e marra nga qeveria dhe administrimi ekonomik si dhe ndikimi pozitiv i politikave të zbatuara kanë treguar zhvillime pozitive në të dhëna. Indeksi i besimit ekonomik u rrit me 2,4 pikë në dhjetor në krahasim me muajin e kaluar dhe u rrit me 11,8 pikë në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe arriti në 93,8 pikë që është kulmi i afro 1 viti e gjysmë.

“Hurriyet”: Një rekord i ri në sektorin e turizmit

Gjatë periudhës janar-nëntor 2019 u shënua rritje me 14,31 për qind në numrin e turistëve të huaj që vizituan Turqinë në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe arriti në 42 milionë e 910 mijë e 408 turistë. Ndërkaq në nëntor, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë, numri i vizitorëve të huaj u rrit me 11,41 për qind dhe arriti në 2 milionë e 190 mijë e 622 turistë. 1 muaj para përfundimit të vitit një total prej 48 milionë e 46 mijë vizitorët tregon se Turqia i është afruar objektivit prej 51 milionë turistëve të huaj.

“Yeni Safak”: Turqia vazhdon të kryesojë në tregun e kartave bankare në Evropë

Viti 2019 në Turqi ka treguar një rritje pozitive në pagesa të bëra me karta bankare. Numri i përgjithshëm i kartave bankare në fund të nëntorit arriti në 234 milionë. Turqia për nga aspekti i kartave të kreditit u radhit para Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa nga aspekti i kartave bankare para Gjermanisë. Pagesat e bëra me karta krediti pritet të arrijnë në 841 miliardë TL me një rritje prej 17 për qind në fund të vitit 2019. Në të njëjtën periudhë pagesa të bëra me karta bankare do të rriten me 36 për qind në vit dhe do të kapin shifrën prej 134 miliardë lirave turke.



Lajme të ngjashme