Shtypi turk 30.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 30 dhjetor 2019:

1331596
Shtypi turk 30.12.2019

Vatan” – Ibrahim Kalin: Nëse vazhdojnë sulmet, nuk do të kishte kuptim të takoheshim në Berlin [për Konferencën e Libisë]

Të dielën zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) bëri vlerësime për Libinë në një program televiziv. Pasi tha se Hafteri e ka shkelur edhe më herët marrëveshjen e arritur në Libi ndërmjet Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe Hafterit, zëdhënësi shtoi: “Nëse dikush nuk i thotë ‘Ndal!” Hafterit atëherë atje [Libia] bëhet si Siria. “Hafteri furnizohet me armë para syve të botës. Në janar do të mbahet një samit në Gjermani [për krizën libiane]. Por nëse vazhdojnë sulmet e Hafterit, atëherë nuk do të ketë asnjë kuptim të mblidhemi në Berlin, të mbajmë ndonjë samit”,- shtoi ai.

Sabah” – Vizitë nga ministri Akar dhe komandantët [e forcave] në pikën zero të kufirit

Pas zhvillimeve të fundit në Idlib ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe komandantët e forcave të Ushtrisë turke (TSK) të dielën shkuan në kufirin me Sirinë dhe u takuan me komandantët e trupave që janë dislokuar në kufi. Në fjalën që mbajti këtu ministri Akar tha se Turqia nuk do ti boshatisë pikat e vëzhgimit që ka ngritur në qytetin Idlib të Sirisë. “Nuk do ti boshatisim në asnjë mënyrë 12 pikat e kontrollit në Idlib, të cilat e kryejnë me heroizëm detyrën e tyre për zbatimin e armëpushimit. Ne nuk do të dalim nga këtu. Pikat tona të vrojtimit i kanë marrë udhëzimet e nevojshme në lidhje me këtë çështje. Në qoftë se ndaj tyre do të ketë ndonjë sulm apo provokim, kundërpërgjigja do të jetë e menjëhershme dhe pahezitueshme”,- theksoi ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Star” – Deklarata e zëdhënësit Aksoy për “vendimin e Anglisë kundër YPG/PKK”

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në deklaratën që bëri të dielën tha se është pritur me kënaqësi arrestimi i babait të terroristit të huaj, Dan Newey, pjesëtar i organizatës terroriste PKK/PYD/YPG në kuadër të një hetimi që është nisur kundër tij në Angli për mbështetje të terrorizmit.

Hürriyet” – Aksungur do të hapë 2020-ën në mbrojtje

“Aksungur”, droni me dobi të larta dhe me kapacitet për të mbajtur ngarkesë që ka zhvilluar Turqia kohët e fundit, në ditët e para të vitit të ri do të nisë të përdoret nga forcat e sigurisë. Drejtori i Përgjithshëm i Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ), Temel Kotil lidhur me çështjen ka bërë këtë deklaratë: “Turqia do të nisë ta përdorë këtë dron në fillim të vitit të ri ose në fund të janarit”.

Haber Türk” – U ankorua në Kusadasi me 675 pasagjerë

Anija turistike me flamur maltez “Celestyal Crystal” solli të dielën në portin “Ege Port” të qytezës turistike Kusadasi 675 udhëtarë. Një pjesë e turistëve të ardhur, shumica e të cilëve me shtetësi amerikane dhe angleze, iu bashkëngjitën tureve turistike me autobus në Efes dhe Shën-Mari, ndërsa disa turistë të tjerë dhe punonjësit e anijeve vizituan qendrën e Kusadasi (Kuşadası).



Lajme të ngjashme