Shtypi turk 25.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 25 dhjetor 2019:

1329306
Shtypi turk 25.12.2019

Hürriyet” – Erdoan bisedoi [në telefon] me Johnson

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka realizuar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Sipas komunikatës së shkruar nga Presidenca [turke] Erdoan dhe Johnson kanë biseduar për çështjet rajonale, me theks të veçantë Libinë dhe Sirinë, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Haber Türk” – Akar bëri një deklaratë të re për operacionin «Burimi i Paqes»

Në deklaratën që bëri të martën për operacionin «Burimi i Paqes» ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se në perëndim dhe lindje të zonës në fjalë [ku zhvillohet operacioni] ka ende terroristë dhe këta gjurmohen natë e ditë nga ushtarët turq. Përpjekjen e saj kundër terrorizmit Turqia e vazhdon në mënyrë të pandërprerë edhe në terren, edhe në tryezë,- u shpreh ministri Akar.

Sabah” – Marrëveshja e Idlibit do të shkelet në rast të mos-ndërprerjes së sulmeve

Kabineti Presidencial të martën mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2019. Zëdhënësi Ibrahim Kallën (Kalın) në prononcimin për mediat pas mbledhjes tha se Turqia ka paralajmëruar se Marrëveshja e Idlibit do të shkelet në rast se nuk ndërpriten menjëherë sulmet e regjimit sirian ndaj civilëve dhe nuk zbatohet armëpushimi i arritur.

Star” – Sektori i luleve theu rekord në eksport

Këtë vit Turqia eksportoi 110 milionë dollarë lule në 83 vende të botës. Për vitin e ardhshëm sektori i ka vendosur si objektiv vetes 125 milionë dollarë eksporte. Vendi ku janë eksportuar më shumë lule këtë vit është Holanda dhe lulja më e eksportuar është karafili.

Vatan” – Turqia kryeson listën në përdorimin e aplikacioneve “Twitter” dhe “Instragram”

“Deloitte” ka publikuar rezultatet e “Studimit për Verifikimin Global të Konsumatorit Mobil për vitin 2019”, një studim që ajo e bën për 7 vite me radhë. Metin Aslantaş, lideri i “Deloitte” në Turqi për Teknologjinë, Median dhe Industrinë e Telekomunikimit, thotë se sipas studimit në fjalë Turqia renditet në vend të parë në përdorimin e medias sociale. “Në përdorimin e «Twitter» dhe «Instagram» Turqia qëndron në vend të parë”, ka shtuar ai.



Lajme të ngjashme