Shtypi turk 13.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 13 dhjetor 2019:

1322729
Shtypi turk 13.12.2019

“Yeni Safak”: Kalin: Projektrezoluta e Senatit Amerikan është e pavlefshme

Zëdhënësi i Presidencës turke Ibrahim Kalin tha se projektrezoluta e Senatit Amerikan, me të cilën njohën ngjarjet armene të vitit 1915 si “gjenocid". “Ky vendim është i pavlefshëm. Asnjë dispozitë në këtë vendim nuk do të ndikojë në qëndrimin e drejtë dhe të vendosur të Turqisë në fushat politike, ushtarake dhe ekonomike”, bëri të ditur zëdhënësi Kalin. Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter Kalin në mes tjera tha se “Ne e dënojmë me forcë dhe hedhim poshtë vendimin e Senatit amerikan për të imponuar një kuptim të shtrembëruar të historisë në llogaritë e tij të vogla politike”.

“Hurriyet”: Çavusoglu: Izraeli kurrë nuk do të realizojë ëndrrën e tij

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu të enjten mbajti një fjalim në kryeqytetin Rabat të Marokut në mbledhjen e zhvilluar me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Çavusoglu bëri të ditur se shpresa e vetme që populli palestinez të fitojë të drejtat e tij është uniteti i myslimanëve, ndërsa tha se ““Izraeli nuk do të mund të realizojë asnjëherë ëndrrën për spastrimin etnik të atdheut palestinez dhe krijimin e një regjimi racist”.

“Star”: Patrullimi i 15-të i përbashkët turko-rus në Siri

Elementet ushtarake turke dhe ruse realizuan patrullimin e 15-të tokësor të përbashkët në pikën Rasulayn-Kamishli, në lindje të Eufratit. Patrullimi tokësor u krye ashtu siç ishte planifikuar në pikën në fjalë me 4 makina të dyja palëve në thellësi 6 km dhe në gjatësi 48 km.

“Sabah”: Kroçerat “Marella Dream” dhe “Amera” ankorojnë në Antalie

Kroçerat “Marella Dream”, që lundron me flamurin e Maltës dhe “Amera”, që lundron me flamurin e Bahamave, ankoruan në nënprefekturën Alania të Antalies. Në kroçerën “Marrella Dream” ndodhen 1454 pasagjerë, shumica shtetas anglezë dhe 605 persona të stafit të anijes. Ndërkaq në kroçerën e dytë “Amera”, e cila ankoroi në port, ndodhen 398 pasagjerë, shumica gjermanë dhe 426 persona të stafit. Turistët, të cilët u larguan nga anija pas kontrollit kufitar, vizituan çarshinë, kalanë dhe vendet historike dhe turistike të Alanias.

“Haberturk”: Vendimi i UEFA-s për përshëndetje ushtarake

Unioni Evropian i Federatave të Futbollit (UEFA) deklaroi se nuk do të ndëshkojë kombëtaren turke, e cila me përshëndetje ushtarake shprehu gëzimin e shënimit të golit. Në hetimet e UEFA-s të bëra në lidhje me përshëndetjen ushtarake të skuadrës kombëtare turke gjatë takimeve eliminatore për EURO 2020 me Shqipërinë dhe Francën, nuk dha asnjë dënim për Turqinë.  



Lajme të ngjashme