Shtypi turk 11.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 11 dhjetor 2019:

1321581
Shtypi turk 11.12.2019

“Haber Türk”Erdogan: Nobeli konsumoi vetveten

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi të martën kundër dhënies së Çmimit Nobel për Letërsi romancierit austriak Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e Srebrenicës dhe mbron kriminelët serbë të luftës. “Nobeli konsumoi vetveten, nuk ka më asnjë vlerë për mua”, deklaroi Erdogani duke paralajmëruar se do ta refuzonte Çmimin Nobel në rast se një ditë do t’i akordohej edhe vetë atij.

“Star”Erdogan: Nëse Libia bën kërkesë, ne mund të dërgojmë ushtarët tanë

Kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë të martën në aktivitetin me temë “Çdo njeri është një botë”, organizuar nga Universiteti “Bilkent” i Ankarasë me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut. I pyetur nëse Turqia do të dërgojë ushtarë në Libi, presidenti u përgjigj me këto fjalë: “Nëse Libia na kërkon ushtarë, ne do të dërgojmë aq sa të jetë e nevojshme dhe e mjaftueshme; nuk na pengon asgjë.”

“Yeni Şafak”Fillon numërimi drejt zeros për gazsjellësin “Rryma Turke”

Ka mbetur më pak se një muaj kohë nga ceremonia e përurimit të projektit gazsjellës “Rryma Turke”, që do të furnizojë Turqinë dhe Evropën me gazin rus. Ceremonia e hapjes është planifikuar të zhvillohet në Stamboll më 8 janar 2020, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

“Sabah”TEKNOFEST 2020 do të mbahet në Gaziantep

Selçuk Bayraktar, drejtor teknik i kompanisë “Baykar”, u prononcua të martën përmes medias sociale rreth edicionit 3. të Festivalit të Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST), i cili organizohet nga Fondacioni i Skuadrës Teknologjike të Turqisë (T3) për zhvillimin e aviacionit dhe shkencës në Turqi. “TEKNOFEST-i, festival i Lëvizjes për Teknologji Kombëtare, në vitin 2020 do të organizohet në Gaziantep, qytet Veteran i Luftës Kombëtare”, shkroi Bayraktar në “Twitter”. Rekordmen vizitorësh në 2 edicionet e kaluar, TEKNOFEST 2020 do të organizohet në datat 22-27 shtator në Gaziantep.

“Vatan”Rekord në Bursën e Stambollit

Bursa e Stambollit u rrit të martën deri në kuotën e 109 mijë e 378 pikëve duke thyer rekordin e 20 muajve të fundit. Analistët parashikojnë që indeksi në fjalë, i cili shënoi nivelin më të lartë që nga prilli 2018, mund të arrijë nivelin e 111 mijë e 200 pikëve.



Lajme të ngjashme