Shtypi turk 06.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 6 dhjetor 2019.

Shtypi turk 06.12.2019

Yeni Şafak: Erdogan prononcohet për gazetarët në Angli: Samiti i dytë katërsh do të zhvillohet në Stamboll

Sipas deklaratës së bërë dje nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pati një bashkëbisedim me përfaqësuesit e mediave në Londër. “Vendosëm që samitin katërsh ta zhvillojmë të paktën një herë në vit. Samiti i dytë katërsh do të zhvillohet në muajin shkurt në Stamboll. Këtë e vendosëm mes vetes”, u shpreh Erdoan.    

Hürriyet: Çavushollu paralajmëron për OSBE-në dhe FETO-n

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se disa persona dhe grupet të organizatës terroriste gyleniste (FETO) kanë marrë pjesë në disa mbledhje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe shtoi: “Ky grup terrorist qëndron pas tentativës së grushtshtetit në vitin 2016, që synonte rrëzimin e demokracisë turke”.

Vatan: Numri i turistëve në Stamboll arrin majën e 5 viteve të fundit

Stambolli në 10 muajt e këtij viti u vizitua nga 12 milionë e 690 mijë e 576 turistë të huaj duke arritur në numrin më të lartë të vizitorëve në 5 vitet e fundit. Gjatë periudhës janar-tetor 2019 nga Gjermania në Stamboll kanë ardhur 965 mijë e 115 turistë duke bërë që ky vend të zeje vendin e parë nga aspekti i turistëve të huaj që kanë vizituar Stambollin.

Star: Në Turqi u hap për herë të parë infrastruktura e testimit të radioaktivitetit hapësinorë

Në Turqi u inaugurua projekti “Linja Shpërndarëse e Tufave” në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (ODTU-METU), që ka veçorinë e infrastrukturës së testimit të grimcave radioaktive hapësinore. Me këtë projekt synohet që të reduktohet varësia nga jashtë në punimet satelitore dhe hapësinore të Turqisë.

Sabah: Kreu i Zyrës së Presidencës për Investime, Ermut: rritet numri i investitorëve të huaj në Turqi

Kreu i Zyrës së Presidencës për Investime, Arda Ermut tha se numri i investimeve të huaja në botë ka rënë kurse në Turqi është rritur she shtoi: “Nga aspekti i investimeve asnjë vend në botë nuk ka një ‘dëftesë’ të mirë sa Turqia. Turqia seleksionon veten kur bëhet fjalë për rastet e investimit”.  



Lajme të ngjashme