Shtypi turk 04.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 4 dhjetor 2019:

Shtypi turk 04.12.2019

“Sabah”: Erdogan u dhuroi liderëve librin “Turqia, anëtare e fortë e aleancës strategjike”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i ndodhur në kryeqytetin Londër të Anglisë me rastin e Samitit të Liderëve të NATO-s, gjatë takimit katërpalësh të liderëve me temë Sirinë, i dhuroi Kancelares Angela Merkel, Presidentit të Francës Emmanuel Macro dhe Kryeministrit të Anglisë Boris Johnson librin “Turqia, anëtare e fortë e aleancës strategjike”, të përgatitur në katër gjuhë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës. Në librin e përgatitur në turqisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht jepen informata të detajuara të kontributeve që dha Turqia në NATO.

“Vatan”: Mesazh besimi ndaj Turqisë nga Lituania

Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevicius në një prononcim për gazetën online “Avrupa” vlerësoi mosmiratimin nga Turqia të planit të NATO-s për mbrojtjen e vendeve baltike pas daljes kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndaj planit që e shikon si kërcënim edhe organizatën separatiste terroriste YPG/PKK. Ai tha se nuk beson se Turqia po ndërmerr ndonjë nismë kundër vendeve baltike. Ajo ka shqetësimet e veta për sigurinë. Ky vendim më shumë ka lidhje me interesat e Turqisë, ndërsa shtoi se do të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

“Haberturk”: Katari do të investojë edhe 7 miliardë dollarë në Turqi

Kreu i Qendrës Financiare të Katarit, Yousuf Al-Jaime, njoftoi se vendi i tij do të vazhdojë të investojë në Turqi. Ai tha se këto investime nuk do të bëhen vetëm në sektorin bankar, por edhe në atë të patundshmërive. Duke vënë në dukje se kanë realizuar 35 për qind të zotimit për investime në vlerë 10 miliardë dollarë, Jaida tha se “Janë edhe 7 miliardë dollarë që do të derdhen drejt Turqisë”.

“Yeni Safak”: Stambolli në mesin e metropoleve më të pëlqyera në botë

Organizata britanike për kërkime të tregut “Euromonitor International” publikoi listën me metropolet më të pëlqyera në botë. Në listë nga Turqia është përfshirë edhe metropoli i Stambollit. Në deklaratë u vu në dukje që numri i vizitorëve të Stambollit u rrit me 25,2 për qind, ndërsa thuhet se qyteti tërhoqi 14 milionë e 400 mijë turistë të huaj.

“Star”: Turqia prezantohet në 50 vende në panairin e ushqimit hallall

Edicioni i 7-të i Panairit të Ushqimit Hallall i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) i mbajtur në kuadër të aktiviteteve të organizuara mes datave 28 nëntor-1 dhjetor, u mbajt në Qendrën e Artit Euroazi të Stambollit. Panair tërhoqi afërsisht 40 mijë vizitorë. Në panair morën pjesë delegacionet nga më shumë se 75 vende, ndërsa 50 vende morën pjesë me produktet e tyre hallall. Në kuadër të panairit u organizua edhe konkursi për Kupën Ndërkombëtare të Shefave të Kuzhinës me pjesëmarrjen e 270 shefave nga 10 vende, ku u ndanë edhe çmimet në kategori të ndryshme.     



Lajme të ngjashme