Shtypi turk 25.11.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 25 nëntor 2019:

1311665
Shtypi turk 25.11.2019

Haber Türk” – Presidentit Erdoan iu dorëzua dokumenti i rekordit për mbjelljen e më shumë fidanëve

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli i dorëzoi Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dokumentin e regjistrimit të rekordit botëror të mbledhjes së më shumë fidanëve brenda 1 ore, rekord i thyer me 303 mijë e 150 fidanë në Çorum të Turqisë, në kuadër të mobilizimit kombëtar me moton “Frymëmarrje për të ardhmen”. Rekordi botëror i “mbjelljes së më shumë fidanëve për 1 orë”, i thyer në Çorum më datën 11 nëntor, u certifikua nga zyrtarët e Guinness. Në të njëjtën ditë, e shpallur nga Presidenca si “Dita Kombëtare e Pyllëzimit”, në Turqi ishin mbjellë për 3 orë nga rreth 1 milion qytetarë mbi 11 milionë fidanë në 2 mijë e 23 pika të 81 rretheve të vendit.

Star” – Sirianët kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka bërë të ditur se sirianët e mërguar për shkak të represionit dhe tiranisë së organizatës separatiste terroriste PKK/YPG kanë nisur të kthehen në mënyrë vullnetare dhe të sigurt në tokat e tyre të pastruara nga terrori dhe të vendosen në shtëpitë e tyre. Sirianët që kanë marrë rrugën e kthimit falënderojnë Presidentin Rexhep Tajip Erdoan dhe ushtrinë turke, thuhet në vijim të komunikatës së Ministrisë.

Star” – E tha pala ruse: “Me Turqinë po bisedojmë për avionët SSJ-100 dhe MS-21”

Presidenti i Korporatës së Bashkuar të Avionëve të Rusisë, Yuriy Slyusar tha se mes Rusisë dhe Turqisë janë zhvilluar bisedime lidhur me dorëzimin e avionëve për pasagjerë tip “SSJ-100” dhe “MS-21”. Këta avionë korporata ruse i kishte prezantuar në Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë “Teknofest” që ishte organizuar në shtator në Stamboll. Kurse avioni MS-21-300 për herë të parë jashtë vendit [Rusisë] ishte prezantuar në “Teknofest Istanbul”.

Hürriyet” – Numri i turistëve në Antalya arriti në 15 milionë

Në 11 muaj [janar-nëntor 2019] Antalia, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të botës, ka mirëpritur mbi 15 milionë turistë të huaj. Qyteti, i cili ka qenë i preferuar nga pushues të ardhur nga 193 vende të ndryshme të botës, ka thyer rekorde të njëpasnjëshme këtë vit në numrin e vizitorëve të huaj. Vitin e kaluar Antalia kishte mirëpritur 13 milionë e 642 mijë turistë, kurse këtë vit këtë shifër “kryeqyteti turistik i Turqisë” e revizionoi duke kapur shifrën e 14 milionëve në muajin tetor. Ndërsa numri i turistëve të huaj që kanë ardhur në qytet në periudhën 11-mujore të vitit është realizuar me 15 milionë e 567 mijë.

Vatan” – Portieri i kombëtares, Mert Günok në majë të Evropës

Në renditjen e “ndeshjeve të mbyllura pa ngrënë gol”, që është bërë për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2020, portieri i kombëtares turke, Mert Günok ka kapur majën e Evropës duke mos parë asnjë gol në portën e tij në 7 nga 9 ndeshjet e luajtura gjithsej. Në këtë kategori pozicionin Mert Günok e ka ndarë me portierin e Belgjikës, Thibaut Courtois, i cili luan me Real Madridin. Me këtë sukses Mert Günok la prapa shumë yje botërore.



Lajme të ngjashme