Shtypi turk 20.11.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 20 nëntor 2019:

1309455
Shtypi turk 20.11.2019

“Star”: Erdogan: Nëse ShBA vazhdon kështu për F-35, do të kërkojmë zgjidhje të tjera

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë duke bërë padrejtësi ndaj Turqisë në lidhje me avionët F-35. Duke vënë në dukje se Turqia është partnere e projektit dhe prodhimit të këtyre avionëve, Erdogan tha: “Kemi paguar 1,4 miliardë dollarë nga 2,1 miliardë dollarët për të cilat jemi zotuar në këtë projekt. Nëse vazhdojnë me këtë qëndrim të papajtueshëm në lidhje me çështjen e [avionëve luftarakë] F-35, atëherë Turqia do të detyrohet të gjejë zgjidhje të tjera për të përballuar nevojat e saj afatmesme”.

“Vatan”: NATO-ja deklarohet në lidhje me Turqinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Turqia është një aleate, e cila mirëpret më së shumti refugjatë. Ai tërhoqi vëmendjen në sulmet terroriste ndaj Turqisë dhe tha se “Turqia për këtë arsye ka shqetësime legjitime për sigurinë e saj”.

“Haberturk”: Rritet pasuria e Turqisë jashtë vendit

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) publikoi të dhënat e pozicionit të investimeve ndërkombëtare që lidhen me periudhën shtator 2019. Pasuria e Turqisë jashtë vendit në shtator arriti në 247,5 miliardë dollarë. Sipas kësaj pasuritë e Turqisë jashtë vendit në shtator shënuan rritje me 8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

“Hurriyet”: Së shpejti fillon seanca e mbrëmjes në Bursën e Stambollit

Janë publikuar edhe detajet e seancës së mbrëmjes të njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Bursës së Stambollit, Hakan Atilla, e cila do të fillojë së shpejti. Planifikohet që seanca e parë të mbahet më 17 janar 2020. Seanca e mbrëmjes, ku do të zhvillohen veprimet e kontratave të indeksit dhe të kontratave të këmbimit valutor dhe të aksioneve, do të fillojë në orën 19.00 dhe do të zgjasë deri në orën 23.00.

“Yeni Safak”: Performanca më e mirë e kombëtares turke e futbollit

Skuadra kombëtare turke e futbollit, e cila fitoi të drejtën për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të Futbollit EURO 2020, shfaqi performancën më të mirë nën udhëheqjen e trajnerit Senol Gunes. Turqia ndeshjet eleminatore për EURO 2020 i përfundoi pa humbje në vend. Skuadrat me të cilat do të ballafaqohet kombëtarja turke do të përcaktohen me short që do të tërhiqet më 30 nëntor në kryeqytetin Bukuresht të Rumanisë.



Lajme të ngjashme