Shtypi turk 08.11.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 8 nëntor 2019:

Shtypi turk 08.11.2019

“Haberturk”: Thirrja e Presidentit Erdogan hasë në interesim të madh

Fushata e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për mbjelljen e 11 milionë fidanëve të pemëve që filloi më 28 tetor tërhoqi interesim të madh të qytetarëve. Objektivi i 11 milionë e 47 mijë e 430 fidanëve u tejkalua brenda disa ditësh, ndërsa numri i fidanëve në pronësi arriti në 12 milion e 915 mijë e 319. Presidenti Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje qytetarëve që më 11 nëntor në orën 11.11 sipas orës së Turqisë të mbjellin fidanë në të njëjtën kohë.

“Yeni Safak”: Droni ANKA theu rekord duke fluturuar 26 orë e 30 minuta

Mjeti ajror pa pilot ANKA (droni IHA) ka realizuar fluturimin më të gjatë, mbi një ditë. Droni kombëtar plotëson detyrën e zbulimit, vrojtimit, ditë e natë, përfshi edhe gjatë kushteve të këqija atmosferike, përcaktimin e objektivit të fiksuar ose të lëvizshëm, identifikim, me qëllim ndjekjeje të objektivit dhe përcjelljes së informacioneve pamore në kohë reale.

“Star”: ShBA: Turqia do të fillojë me monitorimin e avionëve tanë

Nënsekretarja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Ellen M. Lord bëri të ditur se Turqia me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 që bleu nga Rusia së shpejti do të jetë e gatshme të fillojë të monitorojë fluturimin e avionëve në rajon. Ellen M. Lord iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës ditore për shtyp të organizuar në Pentagon. Në prononcimin e saj Lord tha se sistemi i mbrojtjes ajrore S-400 i Turqisë do të vihet në veprim deri në fund të vitit.

“Sabah”: Bashkimi Evropian bën fjalë me lëvdata për ekonominë turke

Komisioni Evropian në raportin me titull "Parashikimet Ekonomike - Vjeshtë 2019" parashikimin për rritjen ekonomike të Turqisë për vitin 2019 e ka rritur në 0,3%, nga minus 2,3% krahasuar me parashikimin e raportit të mëparshëm, publikuar në pranverën e kaluar. "Pas krizës së valutës të vitit të kaluar në Turqi, ekonomia u rimëkëmb më shpejt sesa pritej e mbështetur kjo edhe nga stimulimet fiskale dhe rritja e eksporteve”,- thuhet në raport. Raporti parashikon gjithashtu që ekonomia turke të rritet me 3,1% në vitin 2020 dhe 3,5% në vitin 2021.

“Hurriyet”: Depozitat e milionerëve u rritën me 145.4 miliardë lira turke në 9 muaj

Numri i depozituesve me një llogari prej 1 milion lira turke ose më shumë, në 9 muaj e vitit u rrit me 26 mijë 763, ndërsa depozitat totale u rritën me 145.4 miliardë lira turke. Numri i milionerëve në fund të shtatorit ishte 206 mijë 889, depozitat e përgjithshme të tyre arritën në 1 trilion e 255 miliardë e 273 milion lira turke.  



Lajme të ngjashme