Shtypi turk 01.11.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 1 nëntor 2019:

1298326
Shtypi turk 01.11.2019

“Vatan”: Bashkëpunimi Strategjik me Gjeorgjinë i dobishëm edhe për rajonin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në prononcimin e bërë pas takimit me Kryeministrin e Gjeorgjisë, Girogi Gakharia tha se me anë të direktivave të dhëna ministrave të Jashtëm së shpejti do të mblidhet Këshilli i Bashkëpunimit Strategjik mes Turqis dhe Gjeorgjisë. Erdogan shtoi se partneriteti strategjik krahas të dyja vendeve do të jetë i dobishëm edhe nga aspekti rajonal.

“Hurriyet”: Ministria e Punëve të Jashtme reagoi ashpër ndaj Francës

Turqia dënoi rezolutën e Francës në lidhje me Operacionin “Burimi i Paqes”. Në komunikatën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet: “Është shumë e qartë që Franca, e cila përpiqet të formojë një shtet terrorist në territoret e Sirisë, e mori këtë vendim si rezultat i zhgënjimit që jetoi në këtë drejtim”.

“Sabah”: Ministri Akar inspektoi njësitë në kufi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar të enjten inspektoi njësitë në pikën zero në kufirin me Sirinë. Gazeta bënë të ditur se ministri Akar iu drejtua komandatëve turq në Tel-Abyad me radio. Në lajmin e saj gazeta citon ministrin Akar të ketë thënë: “Është verbëri, injorancë, kokëfortësi për të mos e parë luftën e Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH. Puna këtu nuk ka mbaruar ende. Çdo gjë mund të ndodhë nga çasti në çast. Kështu që të gjithë duhet të jenë gati për çdo zhvillim”.

“Star”: Ministri Albayrak thotë se inflacioni për herë të parë do të ulet nën 5%

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak në një fjalim mbajtur gjatë programit të takimit të botës së biznesit në Malatya që u mbajt të enjten tha se “Me programin e ri ekonomik për herë të parë në histori do të ulim inflacionin nën 5 për qind”, ndërsa shtoi se ky vit do të përmbyllet me rritje pozitive.

“Haberturk”: Aeroporti i Stambollit “Sabiha Gokçen” gjatë 10 viteve mirëpriti 240 milionë pasagjerë

Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit “Sabiha Gokçen”, i cili hyri në shërbim më 31 tetor 2009 dhe që mund t’i rezistojë tërmetit të fuqisë 8 ballë, gjatë 10 viteve që la pas mirëpriti 240 milionë pasagjerë.



Lajme të ngjashme