Shtypi turk 03.09.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 03 shtator 2019:

1262878
Shtypi turk 03.09.2019

“Sabah”Erdogani foli në hapjen e Vitit Gjyqësor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e rastit gjatë ceremonisë së organizuar të hënën në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe të Ankarasë me rastin e hapjes së Vitit Gjyqësor 2019-2020, deklaroi se qeveria ka përgatitur një Plan Veprimi për të Drejtat e Njeriut, reformë gjyqësore gjithëpërfshirëse kjo për mbrojtjen, zhvillimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive.

“Yeni Şafak”Operacion i përbashkët nga ushtria dhe inteligjenca

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi të hënën se në kuadër të bashkëpunimit të koordinuar që po vazhdon me sukses në veri të Irakut mes Forcave të Armatosura dhe Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), 5 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK u neutralizuan me operacione ajrore në zonën e Hakurkut.

“Hürriyet”Emine Erdogani shëtiti në liqenin e Saldës

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, e shoqëruar nga ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës, Murat Kurum, shëtiti të hënën në liqenin e Saldës, i cili ndodhet në rrethin Burdur dhe ka bërë famë si “Maldivet e Turqisë” për plazhet e bardha, ujin e kristaltë dhe ngjyrën e bruztë; si dhe mori informacione për ecurinë e planifikimit mjedisor në këtë mrekulli të natyrës.

“Star”Mermeri turk zbukuron edhe Shtëpinë e Bardhë, edhe Vatikanin

Aydin Dinçer, president i Shoqatës së Eksportuesve të Mineraleve të Stambollit (IMIB), bëri me dije të hënën se Turqia zë një vend të rëndësishëm në sektorin global të gurit natyror. “Falë cilësisë së tyre të lartë, gurët natyrorë të Turqisë përdoren në shumë qendra të rëndësishme botërore. Mes tyre vlen të përmenden Bazilika e Shën-Pjetrit në Vatikan, Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe «Disneyland» në Australi”, theksoi ai.

“Haber Türk”“Carmen” çel Festivalin 26. Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Aspendos

Hapja e edicionit 26. të Festivalit Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Aspendos, i cili organizohet në Antalie, u realizua me operën “Carmen”, vepër e famshme e kompozitorit francez, Georges Bizet. Në kuadër të këtij evenimenti të rëndësishëm, skena e teatrit antik të Aspendosit do të presë më 8 shtator kryeveprën magjepsëse të kompozitorit të shquar rus, Pyotr Ilyich Tchaikovsky, me titull “Liqeni i Mjellmave”, e cila do të interpretohet nga artisët e Operës Shtetërore të Vjenës. Më 12-13 shtator, Teatri Shtetëror i Operës dhe Baletit të Antalies do të sjellë në skenën e Aspendosit operën “Aida”, një ringjallje e Egjiptit antik; kurse më 16 shtator, e njëjta trupë do të vërë në skenën e EXPO-s operën epike “Troja”.



Lajme të ngjashme