Shtypi turk 23.08.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e premte, 23 gusht 2019.

Shtypi turk 23.08.2019

“Yeni Şafak”Erdogani paralajmëron ashpër grekoqipriotët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi të enjten ndaj Administratës Greke të Qipros për aktivitetet e saj të njëanshme të kërkimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor duke rikujtuar se për shkak të mizorive grekoqipriote në të kaluarën në Ishull, ushtria turke realizoi Operacionin e Paqes së Qipros në vitin 1974. “Nëse ka ende nga ata që nuk kanë marrë mësim nga e kaluara, le ta dinë që ne s’do të hezitojmë aspak për t’u dhënë atyre përgjigjen e nevojshme”, paralajmëroi lideri turk.

“Sabah”U vjen fundi përgatitjeve teknike për zonën e sigurt

Vazhdon numërimi drejt zeros për zonën e sigurt që Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të formojnë në mënyrë të koordinuar në veri të Sirisë. Me përfundimin e përgatitjeve teknike në tavolinë, tashmë në fazën përfundimtare, pas analizave të realizuara më parë edhe në terren, Qendra e Përbashkët Operative e Turqisë dhe SHBA-së do të fillojë punën me kapacitet të plotë.

“Haber Türk”Vijon ngritja e kullave në megaprojektin e ardhshëm më të madh në botë

Në ngushticën e Dardaneleve vazhdojnë të ngrihen këmbët 318 metra të larta të Urës “Çanakala 1915”, kesonët e kullave evropiane dhe aziatike të së cilës u zhytën në det rreth 3 muaj më parë. Blloqet e para që do të formojnë këmbët e Urës “Çanakala 1915” në brigjet e Galipolit dhe Lapsekisë, u vendosën mbi kesonët e kullave. Kjo vepër kolosale, hapësira mes dy këmbëve të së cilës do të jetë 2023 metra, simbolikë për 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, do të jetë ura e varur me hapësirën më të gjatë në botë ndërmjet dy kullave.

“Vatan”Sektori turk i ndërtimtarisë renditet i dyti në botë

Pavarësisht recesionit në vazhdim dhe rreziqeve në rritje në tregun global, Turqia ka zënë vendin e dytë me 44 kompani në listën “250 Ndërtimtarët Ndërkombëtarë më të Mëdhenj të Botës”, përpiluar nga revista “ENR”, një prej më prestigjiozeve të sektorit të ndërtimit anembanë rruzullit. Sipas revistës në fjalë, pjesa totale e kompanive turke në tregun global të ndërtimtarisë gjatë vitit 2018 është realizuar në 4,6 për qind.

“Star”Lëvizje nga Turqia në inteligjencën artificiale

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, njoftoi të enjten se Turqia planifikon të themelojë Institutin e Inteligjencës Artificiale në kuadër të Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK), një institucion ky që do të zhvillojë teknologji bërthamë në fushën e inteligjencës artificiale. “Turqia ka mobilizuar të gjitha mundësitë e saj për t’u bërë një prej vendeve qendrore në teknologjitë e reja. Ne po punojmë për të rritur numrin e investimeve në këtë fushë për të mbështetur aktivitetet e kërkim-zhvillimit dhe inovacionit të firmave që zhvillojnë teknologji digjitale”, theksoi ministri Varank.



Lajme të ngjashme