Shtypi turk 25.07.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 25 korrik 2019:

1242232
Shtypi turk 25.07.2019

“Yeni Şafak”Asnjë kërcënim për sanksione nuk do ta zmbrapsë Turqinë nga kauza e saj e drejtë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të mërkurën se hapat e hedhura nga Turqia në Mesdheun Lindor dhe Siri demonstrojnë haptazi ndjeshmërinë e saj për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e popullit turk dhe turqve qipriotë. Duke tërhequr vëmendjen se asnjë kërcënim indirekt apo i hapur për sanksione nuk do ta zmbrapsë Turqinë nga kauza e saj e drejtë, Erdogani potencoi Turqia, ashtu si një shekull më parë, zotëron fuqinë dhe vendosmërinë për të eliminuar çdo lloj kërcënimi ndaj pavarësisë, qëndrueshmërisë, paqes së qytetarëve dhe sigurisë së saj.

“Haber Türk”Çavusoglu: Nuk kemi më durim për çështjen e zonës së sigurt në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, u prononcua të mërkurën lidhur me bisedimet për zonën e sigurt në Siri gjatë një konference të përbashkët shtypi në Ankara me homologun nikaraguan, Denis Moncada. “Propozimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të kënaqshme. Ne duhet të biem dakord sa më parë që të jetë e mundur, sepse nuk kemi më durim”, deklaroi shefi i diplomacisë turke duke shtuar se çështjet më të ndjeshme në këtë drejtim janë thellësia e zonës së sigurt, kontrolli i saj dhe nxjerrja e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK nga kjo zonë.

“Star”Rusia e gatshme të bashkëpunojë me Turqinë në fushën e teknologjisë

Zëvendësministri i Zhvillimit Digjital, Komunikimit dhe Komunikimit Masiv të Federatës Ruse, Mikhail Viktorovich Mamonov, gjatë një takimi me gazetarë në Moskë, theksoi se Rusia dhe Turqia po realizojnë së bashku një sërë projektesh të rëndësishme, por bashkëpunimi në fushën e digjitalizimit është ende jo atje ku duhet. “Ministria jonë do ta mbushë këtë vakum me vendosmëri brenda vitit. Ne planifikojmë të bashkëpunojmë me Turqinë në një të ardhme të afërt në fusha të tilla si teknologjitë e qyteteve inteligjente dhe siguria kibernetike”, u shpreh Mamonov.

“Vatan”Kapërcehet pragu kritik për transmetimin e gazit të parë në Rrjedhën Turke

Në qytetin veriperëndimor Kirklareli të Turqisë kanë përfunduar 90 për qind e punimeve ndërtimore për terminalin marrës të gazsjellësit Rrjedha Turke, i cili do të sjellë gazin rus në Turqi dhe prej këtu në Evropë. Kështu, u arrit një pikë kthese e rëndësishme për funksionalizmin e Rrjedhës Turke në dhjetor 2019, e cila është edhe data e synuar për të bërë operativ këtë projekt që jo vetëm do të garantojë ndër breza sigurinë energjetike të Turqisë dhe Evropës, por njëherësh do të konsolidojë edhe bashkëpunimin turko-rus.

“Sabah”Manovër e Turqisë në teknologjinë me blloqe zinxhir

Plani 11. i Zhvillimit, që përfshin periudhën 2019-2023 dhe është plani i parë zhvillimor i sistemit të qeverisjes presidenciale, u miratua të mërkurën në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë. Sipas këtij plani, i cili parashikon politikat që Turqia do të ndjekë në shumë fusha dhe sidomos në ekonomi deri në vitin 2023, një prej instrumenteve që do të jetësohen është edhe Paraja Digjitale e Bankës Qendrore, e cila do të ketë një bazë të dhënash sipas teknologjisë me blloqe zinxhir. Kriptomonedha në fjalë pritet ta shndërrojë Turqinë në një qendër joshëse.



Lajme të ngjashme