Shtypi turk 27.06.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 27 qershor 2019:

1226100
Shtypi turk 27.06.2019

“Yeni Şafak”Erdogani dhe Putini do të takohen më 29 qershor

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar se Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, do të realizojnë një takim në qytetin Osakë të Japonisë më datë 29 qershor. Sipas tij, në takimin Erdogan-Putin pritet të merren në shqyrtim raketat S-400, të cilat do të bëhen pjesë e inventarit ushtarak të Turqisë.

“Sabah”Lëvdata për Presidentin Erdogan në gazetën speciale “G20” të Japonisë

Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20-s, i cili do të mbahet në Osakë të Japonisë. Në gazetën speciale “G20”, publikuar në kuadër të përgatitjeve për takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverie të 20 ekonomive më të fuqishme në botë, për Erdoganin shkruhet se ka arritur të mposhtë me sukses tentativën për grushtshteti të organizatës terroriste guleniste (FETO) më 15 Korrik 2016. Pasi nënvizohet se Erdogani është një lider mysliman, në artikullin e gazetës në fjalë shkruhet gjithashtu se ai është presidenti i parë i zgjedhur (me votë popullore) në Turqi pas ndryshimeve kushtetuese dhe ka realizuar disa herë vizita zyrtare e pune në Japoni.

“Vatan”Turqia realizon 85-90 për qind të eksportit botëror të lajthisë

Arslan Soydan, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Unionit të Dhomave Agrare të Turqisë (TZOB), ka bërë me dije se Turqia realizon 85-90 për qind të eksportit botëror të lajthisë. “Nga eksporti i lajthisë që prodhohet me mundin e prodhuesve tanë, vendi ynë ka siguruar 1,9 miliardë dollarë të ardhura në sezonin 2016-2017 dhe 1,8 miliardë dollarë në atë 2017-2018”, ka theksuar ai.

“Star”THY-ja arrin 2,3 milionë pasagjerë për 5 muaj në tregun e Lindjes së Largët

Linjat Ajrore Turke (Turkish Airlines - THY) kanë çuar në 85 për qind nivelin e shfrytëzimit dhe në 2,3 milionë numrin e pasagjerëve në tregun e Lindjes së Largët, një rritje kjo me 4,3 për qind, gjatë periudhës 5-mujore janar-maj. Me ardhjen e avionëve të rinj me trup të gjerë, “Turkish Airlines” synon të nisë fluturimet në disa linja të reja në tregun e Lindjes së Largët.

“Hürriyet”Njerëz nga e gjithë bota dynden çdo ditë e më shumë

Në qytezën Bodrum të rrethit Mugla, një prej qendrave turistike më të preferuara në Turqi dhe botë, numri i turistëve vendas dhe të huaj po rritet përditë e më shumë. Orhan Kavala, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Hotelierëve të Bodrumit, ka theksuar se një rritje e konsiderueshme është regjistruar sidomos në numrin e turistëve të huaj. “Turistët e huaj në Bodrum janë kryesisht britanikë, rusë, ukrainas, gjermanë, belgë dhe francezë”, ka sqaruar ai.



Lajme të ngjashme