Shtypi turk 21.06.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 21 qershor 2019:

1222540
Shtypi turk 21.06.2019

“Haberturk”: Presidenti Erdogan prononcohet në lidhje me S-400

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e mediave ndërkombëtare në Turqi në zyrën e tij në Pallatin Dollmabahçe në Stamboll bëri deklarata të ndryshme. “Çështja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 është një punë e përfunduar si për ne, ashtu edhe për Rusinë",- theksoi Erdoan, ndërsa bëri të ditur se dorëzimi i tyre do të fillojë gjatë muajit të ardhshëm dhe se nuk i japë mundësi sanksioneve të ShBA-së.

“Hurriyet”: Ministrja Pekcan pritet në takim nga Presidenti i Irakut Berhem Salih

E ndodhur në kryeqytetin Bagdad të Irakut për pjesëmarrje në Forumin e Biznesit Turqi-Irak dhe për kontakte të ndryshme, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) u prit në takim nga Presidenti i Irakut, Berhem Salih dhe Kryeministri Adil Abdulmehdi. Mësohet se gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet tregtare dhe rritjen e investimeve në kuadër të rritjes së vëllimit tregtar në 20 miliardë dollarë të përcaktuar nga presidentët e dy vendeve.

“Vatan”: Rënia e inflacionit në Turqi do të përshpejtohet

Eduard (Edward) Parker, drejtori i agjencisë ndërkombëtare për vlerësimin e kredive “Fitch Ratings” ka thënë se “Presim që gjatë muajve të ardhshme të përshpejtohet ulja në efektet bazë e inflacioni në Turqi. Tërheq vëmendjen edhe përmirësimi në deficitin e llogarive rrjedhëse të Turqisë që po jetohet prej verës së kaluar e këtej”.

“Sabah”: Anija e sondazheve “Yavuz” niset drejt Detit Mesdhe

Anija e sondazheve “Yavuz” u nis të enjten për në Detin Mesdhe, ku do të zhvillojë sondazhe për naftë dhe gaz natyror. Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e përcjelljes së anijes “Yavuz”, ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Dönmez) tha se “Ne do t’i mbrojmë edhe të drejtat tona edhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV). Askush nuk mund ta pengojë vendosmërinë e Turqisë”.

“Star”: ROKETSAN për herë të parë prezanton jashtë vendit mjetin për lëshimin e mikro-satelitëve

Shoqëria Aksionare e Industrisë dhe Tregtisë së Raketave (ROKETSAN) për herë të parë prezantoi jashtë vendit pajisjen për lëshimin e mikro-satelitëve në Panairin e Aeronautikës në kryeqytetin Paris të Francës. Drejtori i Zhvillimit dhe Promovimit të Tregut i kompanisë ROKETSAN, dr. Hydai Ëzdamar (Hüdai Özdamar) deklaroi se “Me teknologjinë e re që zhvilluam në këtë panair ne përforcuam vendin tonë në tregun e sistemeve taktike dhe strategjike”.



Lajme të ngjashme