Shtypi turk 11.06.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 11 qershor 2019:

Shtypi turk 11.06.2019

“Yeni Şafak”: Demonstrim force në Mesdheun Lindor

Filloi Stërvitja e Kërkim Shpëtimit, që Forcat e Armatosura Turke realizojnë në mënyrë reciproke me Republikën Turke të Qipros së Veriut. Forcat Turke të Qipros do të demonstrojnë forcën e tyre në Mesdheun Lindor. Me këtë stërvitje Turqia do të theksojë edhe një herë se është gjithmonë e gatshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj në rajon. Stërvitja do të përfundojë të enjten.   

“Hürriyet”: Në krye të Këshillit Ndërkombëtar të Detarisë dhe Baltikut (BIMCO) u zgjodh një ambientaliste turke

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shprehu kënaqësinë që Shadan Kaptanollu (Şadan Kaptanoğlu) është zgjedhur kryetarja e parë grua e armatorëve të botës. Në mbledhjen e promovimit të projektit blu “Zero Mbetje”, të zhvilluar në Stamboll nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanizimit, Emine Erdoan tha: “Është një krenari për të gjithë ne që në krye të BIMCO-s erdhi një grua turke. Përgëzimet më të sinqerta”.

“Haber Türk”: Çmimin prestigjioz të mjekësisë, Politzer e mori Dr. Emre Ocak

Shoqata “Politzer”, që është një organizim për përcaktimin e standardeve për shqetësimet e ndryshme, me në krye humbjen e dëgjimit ose defektet e dëgjimit, çmimin “Politzer”, një nga çmimet më prestigjioze në këtë fushë, ia dha Dr. Emre Ocak, me detyrë në Spitalin Universitar të Ankarasë, dega e Otorinolaringologjisë. Mjeku turk u pa i denjë për këtë çmim për punimet që ai ka kryer në lidhje me “dërgimin e ilaçit në pjesën e brendshme të veshit nëpërmjet nanogrimcave”. Rezultatet e fituara nga ky studim do të hapin një epokë të re në kurimin e sëmundjeve të dëgjimit dhe shumë sëmundjeve të tjera të humbjes së ekuilibrit (që shkaktohet për pasojë).  

Star: Publikohet lajmërimi për ata që dëshirojnë të bëhen pilotë të Linjave Ajrore Turke (THY)

Me çeljen e aeroportit të ri të Stambollit Linjat Ajrore Turke (THY) do ta zgjerojnë flotën ajrore dhe pikat e vendmbërritjes. Për të siguruar nevojën që ka për pilotë shoqëria kanë përshpejtuar trajnimin e pilotëve që do të punojnë për THY. Shoqëria publikoi listën e kandidatëve për kandidatë si ndihmëspilot, një listë që pritej prej kohësh nga të diplomuarit në universitet dhe ku mund të aplikojnë ata që kanë të paktën arsim të lartë. Lajmërimi do të vazhdojë të qëndrojë i publikuar deri në orën 15:00 të datës 29 gusht 2019.   

“Vatan”: Qershia e Inegolit në sofrën e familjes mbretërore angleze

Ndërkohë që afrohet vjelja e qershisë e varietetit “Napolyon”, e cila kultivohet më së shumti në nënprefekturën Inegol të Bursa-s, këtë vit do të eksportohen 3 mijë tonë qershi në Angli, Rusi, Gjermani dhe Ukrainë. Nga këto qershi iu dërguan edhe familjes mbretërore. Vitin e kaluar nga kjo nënprefekturë ishin transportuar rreth 800 tonë qershi.



Lajme të ngjashme