Shtypi turk 10.05.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 10 maj 2019:

1198712
Shtypi turk 10.05.2019

Star: Ministria e Punëve të Jashtme reagoi ndaj deklaratës së Amerikës për zgjedhjet në Stamboll

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në lidhje me deklaratën e zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus dhe anëtarëve të Kongresit të SHBA-së për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll përdori shprehjen: “Çdokush duhet të respektojë vendimin e marrë nga Këshilli i Lartë i Zgjedhor. Duhet të kihet parasysh se zhvillime të ngjashme ka pasur gjithashtu në SHBA e vende të tjera dhe se këto janë zgjidhur brenda kuadrit të rregullave të demokracisë”.

Yeni Şafak”: Anka me radarin kombëtar në Egje dhe Mesdhe

Mjeti ajror pa pilot ANKA (droni IHA) filloi misionin me Radarin e Hapjes Sintetike (SAR) të ri dhe kombëtar. ANKA, në të cilin është ngarkuar radari SAR dhe kamera, do të përdoret në Egje dhe Mesdhe për të përmbushur detyrën e zbulimit dhe vrojtimit mbi ujë të Forcave Detare. Mjeti ajror pa pilot ANKA, që falë radarit në fjalë ka aftësinë të mbledhë informacione në një trajektore të largët dhe mbi re, do të mund të përcaktojë llojin e elementeve mbi ujë dhe do të mund të bëjë pozicionim.

Sabah: Eksporti i argjendarisë në muajin prill arriti në 258,9 milionë dollarë

Shoqata e Eksportuesve të Artikujve të Argjendarisë në Turqi (MIB), bëri të ditur se muajin e kaluar u bë një eksport prej 258 milionë e 862 mijë e 728 dollarë. Sipas deklaratës së shoqatës në fjalë eksporti më i madh në muajin prill është zhvilluar drejt grupit të vendeve të Azisë së Afërt, qendrore dhe të largët me 81,1 milionë dollarë. Ky grup ndiqet nga Amerika e Veriut me 60 milionë dollarë, Bashkimi Evropian me 50,3 milionë dollarë dhe vendet e tjera të Azisë me 32 milionë dollarë, kurse në vendet e tjera të Evropës është bërë një eksport i stolive të çmuara me vlerë 14,4 milionë dollarë.  

Haber Türk”: Loreena McKennitt do të japë 3 koncerte në Turqi

Muzikantja kanadeze, Loreena McKennitt do të takohet me admiruesit e saj në Turqi. Këngëtarja, koncertin e parë do t’a japë më 29 qershor në Izmir, të dytin të nesërmen në Ankara dhe në 1 korrik do të japë koncert në Stamboll.

Hürriyet”: Razgatlioglu dhe Sofuoglu do të dalin në pistë në Itali

Motoçiklistët kombëtar të Turqisë, Toprak Razgatllëollu (Razgatlıoğlu) dhe Kompiloni Botëror i Superbike, Bahattin Sofuollu (Sofuoğlu) do të garojnë javën e ardhme në Itali për Kampionatin Botëror të Supersportit 300.



Lajme të ngjashme