Shtypi turk 08.05.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e mërkurë, 8 maj 2019:

1197370
Shtypi turk 08.05.2019

Sabah” – Nuk ka proces zgjidhjeje të ri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar takimin e kreut të burgosur të organizatës separatiste terroriste PKK me avokatin që e mbron. “Nuk bëhet fjalë për një proces zgjidhjeje”, ka deklaruar Erdogani. Ndërsa kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, ka njoftuar përmes një komunikate me shkrim se takimi i kryeterroristit me avokatin e tij është vetëm një procedurë. “Ne jemi të qartë në mendimet dhe pikëpamjet tona”, ka theksuar ai. Sa përket mesazhit të kryeterroristit për YPG-në, Altun është shprehur me këto fjalë: “Dhënia e një direktive të drejtpërdrejtë përforcon tezën e Turqisë për lidhjet ndërmjet PKK-së, YPG-së dhe SDF-së.”

Haber Türk” – Turqia e vendosur të mbrojë të drejtat e saj në Mesdheun Lindor

Ministria e Energjetikës ka publikuar një komunikatë me shkrim në lidhje me aktivitetet e sondazhit të Turqisë në Mesdheun Lindor. “Deklaratat që bëhen nga aktorë brenda dhe jashtë rajonit për aktivitetet e sondazhit, të cilat Turqia po i realizon në platformën e saj kontinentale, janë të papranueshme”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Energjetikës, ku nënvizohet gjithashtu se kërkimet sizmike dhe sondazhet në fjalë bazohen në të drejtat legjitime, që ligji ndërkombëtar për burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor i njeh Turqisë.

Star” – Fillon trajnimi i ushtarëve turq për sistemet e mbrojtjes ajrore S-400

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “TASS”, një burim diplomatik nën mbrojtjen e anonimatit ka bërë me dije se në fund të majit, rreth 100 ushtarë turq do të nisin trajnimin gati 5-mujor në një bazë ushtarake në Rusi për t’u aftësuar në përdorimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400, të cilat – në bazë të marrëveshjes – do t’i dorëzohen Turqisë në muajin nëntor 2019.

Yeni Şafak” – Zbulim që mundëson bujqësinë e thatë

Tre sipërmarrës turq që synonin t’i gjenin zgjidhje problemit të mungesës së ujit dhe hera-herës thatësirës në Konia, kanë zhvilluar zgjidhjen e quajtur “Ekobox”, e cila mundëson bujqësinë e thatë (pa ujë) për frutat dhe perimet. Sistemi në fjalë bën të mundur që fidanët e pemëve dhe perimeve të rriten duke përdorur vetëm 16 litra ujë gjatë gjithë jetës dhe rrënjët e tyre të mbërrijnë në burimet ujore nëntokësore. Ai gjithashtu krijon mundësinë që fruta-perimet të kultivohen madje edhe në shkretëtirë, në zona shkëmbore apo të thata. Ky sistem ka ngjallur interes të lartë edhe jashtë shtetit duke bërë që shumë vende të kërkojnë blerjen e tij.

Vatan” – Mahnit vlera e futbollistit turk, Ozan Kabak

Qendra Ndërkombëtare për Kërkime Sportive (CIES) ka publikuar listën e 50 futbollistëve më të shtrenjtë U-20 në 5 ligat e mëdha evropiane. Në këtë listë spikat edhe një futbollist turk. Mbrojtësi Ozan Kabak (19), i cili u transferua nga Gallatasaraji te Shtutgarti për 11 milionë euro, është renditur në vendin e 19-të me një vlerë mahnitëse prej 20,8 milionë eurosh.



Lajme të ngjashme