Shtypi turk 25.04.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 25 prill 2019:

Shtypi turk 25.04.2019

Star” – Erdogan: Të gjitha ata që shpifin për Turqinë, kanë një të kaluar gjakatare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbajti të mërkurën një fjalim gjatë Simpoziumit të Arkivit të Shtetit, organizuar në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe të Ankarasë. Ai tha se të gjitha ata që përpiqen t’i japin Turqisë leksione për të drejtat e njeriut dhe demokracinë duke përdorur çështjen armene dhe luftën kundër terrorizmit, kanë një të kaluar gjakatare.

Yeni Şafak” – Altun: Ngjarjet e 1915-s të mos përdoren për interesa politike

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, prof. dr. Fahrettin Altun, u prononcua të mërkurën nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter” për ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 1915. “Ngjarjet e vitit 1915 duhet të trajtohen në dritën e informacionit të saktë dhe real, pa u përdorur si një mjet për interesa politike, si dhe duhen braktisur perspektivat ideologjike të bazuara në vendimet e njëanshme të vendeve të treta”, shkroi Altun në reagimin e tij.

Sabah” – Operacion ajror në zonën ku u martirizuan 4 ushtarë turq

Një grup terroristësh të PKK/YPG-së u neutralizua me anë të një operacioni ajror teksa po tentonte të infiltrohej në zonën ushtarake Kavusak Seriberi, një lokalitet i nënprefekturës Çukurca të rrethit Hakkari, në lindje të Turqisë. Siç bëjnë të ditur burime të sigurisë, të martën u konstatua se një grup anëtarësh të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG po kërkonte shtigje të lira për t’u infiltruar në zonën ushtarake në fjalë, ku më 19 prill u martirizuan 4 ushtarë turq. Komanda e Forcave Ajrore vlerësoi informatën e inteligjencës dhe ndërmori një operacion të suksesshëm duke neutralizuar grupin terrorist.

Hürriyet” – Sektori automobilistik turk zbarkon në Amerikën Latine

Sektori automobilistik turk po realizon një pjesëmarrje kombëtare me 29 firma në panairin “Automec 2019”, më i madhi i Amerikës Latine për shërbime, pajisje dhe pjesë këmbimi për makina. Organizuar në Expo Sao-Paolo të Brazilit, panairi “Automec 2019” pret rreth 1.000 pjesëmarrës nga mbi 20 shtete të ndryshme. Pavijoni i Turqisë në këtë panair, ku po realizohet një pjesëmarrje kombëtare e shkëlqyer nën organizimin e jashtëzakonshëm të Shoqatës së Eksportuesve të Industrisë Automobilistike “Uludag”, po tërheq interesin e liderëve të sektorit në fjalë.

Haber Türk” – Parashikohet 40% rritje në numrin e turistëve britanikë

Marmarisi renditet në krye të zonave turistike më të preferuara nga turistët britanikë në Turqi. Operatorët e sektorit të turizmit në Turqi presin një rritje me 40% në numrin e turistëve britanikë për sezonin 2019. “Këtë vit pritet rritje serioze nga të gjitha vendet, por rritja më e madhe parashikohet në numrin e turistëve britanikë, me 40%”, deklaroi Suat Esin, përfaqësues i Shoqatës së Agjencive Turistike të Turqisë (TURSAB) për zonën e Marmarisit.



Lajme të ngjashme