Shtypi turk 19.03.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 19 mars 2019:

1166332
Shtypi turk 19.03.2019

“Vatan”: Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në hapjen e muzeut të Trojës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se muzeu i Trojës është pjesë e projektit të transformimit të serishëm të Çanakalasë në një qendër të tërheqjes për gjithë njerëzimin. Erdogan mbajti një fjalim gjatë përurimit të muzeut të Trojës në Çanakala. Presidenti vuri në dukje se Troja me një të kaluar 5 mijë vjeçare është njëra prej rrënojave më të rëndësishme që u përfshinë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s në vitin 1998, ndërsa theksoi se me shpalljen e vitit 2018 si “Viti i Trojës” u mundësua prezantimi më i mirë i Trojës si brenda, ashtu edhe jashtë vendi.

“Sabah”: Ministri Akar deklarohet në lidhje me sulmin terrorist në Zelandën e Re

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri të ditur se sulmi terrorist në Zelandën e Re është tregues se ku ka arritur terrori fashist islamofobik, armiqësia ndaj islamit dhe turqve dhe armiqësia ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë përkujtimore të organizuar të hënën në Monumentin e Dëshmorëve të Çanakalasë me rastin e 104-vjetorit të Fitores së Luftës së Çanakalasë dhe 18 Marsit, Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve, ministri Akar preku edhe në sulmin terrorist të ndërmarrë të premten në Zelandën e Re, ku humbën jetën 50 persona. Gazeta citon ministrin Akar të ketë thënë se “Dënojmë ashpër kryesit dhe mbështetësit e sulmit terrorist, i cili duket se është një sulm racist, fetar dhe i organizuar”.

“Haberturk”: Suficit në tregtinë me Bashkimin Evropian

Importet e Turqisë nga Bashkimi Evropian në janar dolën mbi 1 miliardë e 797 milionë euro. Zyra Evropiane e Statistikave (EUROSTAT) publikoi të dhënat e tregtisë ndërkombëtare të BE-së dhe të eurozonës për muajin janar. Sipas kësaj importet e Turqisë nga BE-ja në janar të vitit të kaluar kanë qenë 7,7 miliardë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti importi shënoi ulje me 5 miliardë euro. Ndërkaq eksporti i Turqisë drejt BE-së në janar të vitit 2018 ishte në nivel 6,5 miliardë euro, ndërkaq në periudhën të vitit 2019 u rrit në 6,8 miliardë euro. Në këtë mënyrë deficiti tregtar i Turqisë, i cili në janar 2018 ishte 1,2 miliardë euro, këtë vit gjatë periudhës së njëjtë shënoi suficit me 1 miliardë e 797 milionë euro.

“Hurriyet”: Stambolli la prapa 131 shtete të botës për nga numri i popullsisë

Stambolli, i cili me 15 milionë e 67 mijë e 724 banorë është qyteti më i madh i Turqisë, la prapa 131 shtete të botës për nga numri i popullsisë. Sipas të dhënave të Institutit Turk të Statistikave (TurkStat) dhe të

Fondit për Popullsi të OKB-së (UNFPA) numri i popullatës në Turqi në vitin 2018 arriti në 82 milionë e 3 mijë e 882 banorë, nga të cilët 18,4 për qind jetojnë në Stamboll. Në 5 vjetët e fundit Stambolli e ka rritur numrin e banorëve me 6,4 për qind në mbi 15 milionë, ndërsa la prapa 131 shtetet e botës, në mesin e të cilëve ndodhen Belgjika, Greqia, Austria, Zvicra dhe Bullgaria.

“Star”: T129 ATAK pushton tregun e Amerikës Latine

Industria Turke e Aeronautikës dhe Hapësirës do të marrë pjesë në panairin e sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes LAAD/Brazil, që organizohet në Rio-de-Janeiro e që cilësohet si panairi më i madh i këtij lloji i rajonit të Amerikës Jugore. Helikopteri “T129 ATAK” para panairit do t’u prezantohet zyrtarëve brazilianë në dy qytete të ndryshme.    



Lajme të ngjashme