Shtypi turk 06.03.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e mërkurë, 6 mars 2019:

1158181
Shtypi turk 06.03.2019

“Sabah”“Reuters” njofton botën: Një risi në Turqi

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” i ka shërbyer të gjithë botës fotografitë e stërvitjes ushtarake detare “Atdheu i Kaltër” (Mavi Vatan), më e madhja e historisë republikane të Turqisë. Në etapën e zhvilluar në Foça të Izmirit, sipas skenarit të kësaj stërvitjeje që realizohet nga Komanda e Forcave Detare njëkohësisht në tri detet që lagin Turqinë dhe me pjesëmarrjen e 103 luftanijeve, u krye operacioni i zbarkimit amfib në “territore armike”. Agjencia “Reuters” e dokumentoi këtë stërvitje gjigante me fotografi, të cilat i shpërndau anembanë botës. Në fotografi duken edhe pajisjet e reja kombëtare turke, të cilat u përdorën për herë të parë nga ushtria.

“Yeni Şafak”Aplikime rekord për Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë

Vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë interesi për edicionin e sivjetmë të Festivalit të Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë në Stamboll (TEKNOFEST), më i madhi i Turqisë. Numri i atyre që kanë aplikuar për të marrë pjesë në garat/konkurset, të cilat do të organizohen në kuadër të TEKNOFEST-it, është 3 herë më i lartë sesa ai i vitit të kaluar. Deri tani, numri i skuadrave pjesëmarrëse në këtë festival ka arritur në 6.774. Garat më të spikatura të TEKNOFEST-it janë ajo e teknologjive në dobi të njerëzimit, gara e raketave, e dronëve luftarakë dhe e makinave fluturuese.

“Star”Turqia prodhon detektorin e minave më të lehtë në botë

Detektori i minave “OZAN”, më i lehti në botë prodhuar nga inxhinierët turq sipas nevojave të njësive të sigurisë, është një projekt tërësisht vendës dhe kombëtar i Turqisë. Me një strukturë kompakte dhe peshë të lehtë vetëm 1.480 g, detektori në fjalë u përgjigjet më së miri nevojave të forcave të sigurisë në zonën e operacionit. I vlerësuar nga autoritetet ushtarake ndërkombëtare si detektori më i lehtë i botës në fushën që mbulon, “OZAN” transportohet lehtësisht në rastet e marshimeve të gjata të njësive të sigurisë. Ky sistem, i cili minimizon shkallën e alarmit të gabuar, i ofron operatorit tri lloje paralajmërimesh të ndryshme kur identifikon objektivin: Paralajmërim zanor, vizual dhe vibracion.

“Hürriyet”Ëmbëlsira turke që duhet shijuar para se të vdesim

Portali informativ “Insider” ka listuar ëmbëlsirat e jashtëzakonshme që njerëzit anembanë botës duhet të shijojnë patjetër sa janë ende në jetë. Në mesin e ëmbëlsirave që janë përfshirë në listën e “Insider” është edhe “lokma”, e cila shitet anembanë Turqisë dhe veçanërisht në disa ëmbëltore të Stambollit. Pjesa e jashtme e kësaj ëmbëlsire është krokante dhe brenda ka çokollatë të lëngshme ose salcë mandarine. Sipër ëmbëlsirës “lokma” mund të hidhet qumësht, çokollatë e hidhur (bitter), krem susami, pekmez, lajthi, arra, bajame, rrëshirë xine, mandarina të thata ose arrë kokosi. Shijuesit e kësaj ëmbëlsire unike, e cila skuqet në vajë dhe përvëlohet me sherbet të bollshëm, nuk harrojnë të shpërndajnë edhe fotografi në median sociale.

“Haber Türk”Senol Gunes, në krye të kombëtares së futbollit që në mars

Trajneri Senol Gunes, i cili më 1 qershor 2019 do të marrë zyrtarisht detyrën e drejtorit teknik të kombëtare turke të futbollit, do të jetë në krye të skuadrës duke filluar nga sfidat e 22 dhe 25 marsit kundër Shqipërisë e Moldavisë, të vlefshme për fazën eliminatore të Kampionatit Evropian. Trajneri me përvojë do të drejtojë deri në fund të sezonit aktual edhe Besiktasin, skuadër me të cilën ka fituar 2 herë radhazi titullin kampion në sezonet 2015-2016 dhe 2016-2017 të superligës së futbollit në Turqi.



Lajme të ngjashme