Shtypi turk 18.12.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 18 dhjetor 2018:

1109109
Shtypi turk  18.12.2018

“Hurriyet”: Turqia eksporton peshk në 64 vende

Në periudhën janar-nëntor 2018 Turqia ka eksportuar në 64 vende 222 milionë e 390 mijë e 102 dollarë peshk. Gjatë periudhës janar-nëntor, nga Turqia peshku është eksportuar në 64 vende të ndryshme, ku vendet në të cilat është eksportuar më së shumti peshk janë Holanda, pastaj Italia dhe Rusia.

“Sabah”: Antalia kryeson tregun gjerman të paketave turistike

Antalia vazhdon të kryesojë tregun gjerman të paketave turistike edhe në muajin nëntor. Në deklaratën e bërë nga Shoqata e Hotelierëve dhe Operatorëve Turistikë të Mesdheut (AKTOB) bëhet e ditur se janë vlerësuar të dhënat e kompanisë “Traveltainment”, furnizuesja kryesore e rezervimeve në Gjermani. Teksa rezervimet e qytetarëve gjermanë janë orientuar drejt Turqisë, Spanja dhe Greqia vazhdojnë të ballafaqohen me një rënie të fortë të kërkesave. Në destinacionet spanjolle janë regjistruar rënie dyshifrore, me 33 për qind në tetor dhe 29 për qind në nëntor për rezervimet në La Palma.

“Haberturk”: Filloi me fluturime droni i Forcave Detare “Bayraktar TB2”

Droni i tipit “Bayraktar TB2” realizoi fluturimin e parë për Forcat Detare të Turqisë. Droni TB2, që u nis nga aeroporti i Forcave Detare në Çanakala dhe ka kryer me sukses misionin e parë në rajon. Selçuk Bayraktar, drejtori teknik i kompanisë “Baykar Makine”, në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij në media sociale tha se “Droni i armatosur i tipit Bayraktar TB2 i Forcave tona Detare, filloi me detyrë në Çanakala. Droni realizoi me sukses ngritjen dhe uljen e parë”.

“Star”: Radari i ri i Turqisë

Turqia tani ka aftësinë për të zhvilluar dhe prodhuar radarë të teknologjisë së lartë, të cilin e posedojnë vetëm një numër i caktuar i vendeve. Radari shumëqëllimshëm i indeksuar me faza (ÇAFRAD) e kaloi me sukses edhe fazën e fundit të testimeve të qitjes. Ky radar do të kryej zbulimin dhe monitorimin e objektivave mbi ujë dhe ato ajrore, si dhe do ti shkatërrojë objektivat duke e orientuar municionin e telekomanduar.

“Vatan”: Kundërshtarët e Fenerbahçes dhe Galatasarayit në Ligën e Evropës të UEFA -s

Në Ligën e Evropës të UEFA-së u jetuan emocionet e tërheqjes së shorteve. Ceremonia e tërheqjes, e cila përcaktoi çiftet për ndeshjet e turit të 32-të, u organizua në qytetin Nyon të Zvicrës. Skuadra turke Fenerbahçe do të ballafaqohet me skuadrën Zenit, ndërsa skuadra e Galatasarayit me Benfica. Të dy skuadrat turke ndeshjet e para do ti luajnë në vend. Takimet e para të turit të 32-të do të luhen më 12-14 shkurt, ndërkaq ndeshjet e kthimit luhen më 20-21 shkurt.    



Lajme të ngjashme