Shtypi turk 02.10.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 02 tetor 2018:

1060844
Shtypi turk 02.10.2018

“Sabah”: Operacion ajror në veri të Irakut: Neutralizohen 4 terroristë

Në një komunikatë të bërë nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke bëhet e ditur se dje Forcat Ajrore Turke ndërmorën një operacion ajror në zonën Gara në veri të Irakut. Sipas inspektimeve të para të bëra pas operacionit bëhet e ditur se janë neutralizuar 4 terroristë të armatosur të organizatës separatiste terroriste PKK.

“Hurriyet”: Gjest i madh nga historiani i famshëm Ilber Ortayli

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në Kompleksin Presidencial në Bestepe të Ankarasë priti në takim historianin e famshëm turk, Prof. Dr. Ilber Ortayli. Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, Prof. Dr. Ilber Ortayli gjatë pritjes në Bestepe i dhuroi bibliotekës së Presidencës bibliotekën e tij personale. Ndërkaq Presidenti Erdogan e falënderoi Profesorin Ortayli për dhuratë në bibliotekën e Presidencës, e cila synon të bëhet biblioteka më e madhe e Turqisë. Historiani dhe shkrimtari i famshëm, Ilber Ortayli në vitin 2017 u pa i denjë për çmimin e Presidencës për Kulturë dhe Art.

“Vatan”: Rekord i turistëve rusë në Antali

Në Antali, e cila këtë vit theu rekorde të shumta, numri i turistëve të ardhur deri në fund të shtatorit arriti në 11 milionë e 117 mijë e 460, ndërsa tërhoqi vëmendjen rritja në numrin e turistëve të ardhur nga Rusia dhe Anglia. Gjatë 9 muajve Antalinë e vizituan 4 milionë e 134 mijë e 102 turistë rusë dhe 531 mijë e 89 turistë anglezë.

“Star”: Siluri “Tork” i ASELSAN-it përfundoi me sukses testet nëndetare

Punimet e kompanisë turke të industrisë së mbrojtjes ASELSAN mbi zhvillimin e silurit të tipit “Hard-Kill Torpido” (Silurë e mbrojtjes kundër sulmeve me silurë), në zhvillimin e së cilës punojnë shumë pak vende të botës dhe që pritet të jetë arma më e rëndësishme nëndetare në një të ardhme të afërt, po vazhdojnë me hapa të sigurt. Në kuadër të punimeve që kompania zhvillon me mbështetjen e Institucionit të Studimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) arriti që brenda një kohe të shkurtë të zhvillojë prototipin e silurit “Tork”, i cili është silurë e mbrojtjes ndaj sulmeve me silurë. Testimet nënujore të realizuara me sonarë të zhvilluar për herë të parë me mundësi vendore, u realizuan me sukses.

“Yeni Safak”: Aziz Sancar në krye të listës së 100 turqve që i dhanë drejtimin shkencave mjekësore

Universiteti Hacettepe hodhi firmën në shkencat mjekësore me 46 shkencëtarë të cilët “I dhanë drejtimin shkencave mjekësore. Në krye të listës së “100 shkencëtarëve turq që i dhanë drejtimin shkencave mjekësore” të përgatitur sipas studimeve të revistës “TurkishTime” ndodhet fituesi i çmimit Nobel Prof. Dr. Aziz Sancar.   



Lajme të ngjashme