Shtypi turk 26.09.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 26 shtator 2018:

1057104
Shtypi turk 26.09.2018

“Yeni Safak”: ShBA-ja do të paguaj për këtë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fjalën e tij të mbajtur në sesionin e 73-të në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës posaçërisht për mbështetje të organizatës separatiste terroriste PKK. Duke vënë në dukje se Turqia do të spastrojë territoret e Sirisë nga terroristët prej Menbixhit e deri në kufirin me Irakun, Erdogan tha se “Ata të cilët në emër të interesave taktike i dërguan armë terroristëve me dhjetëra mauna, mijëra avionë transportues, do të paguajnë për këtë në të ardhmen”.

“Star”: Vizita e Erdoganit në Gjermani do të hapë faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe

Pritet që vizita e Presidentit Erdogan në Gjermani, që do të realizohet më datat 27-29 shtator, të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë vizitës Presidenti turk krahas homologut të tij gjerman, Frank Walter Steinmeier do të takohet edhe me Kancelaren, Angela Merkel. Presidenti Erdogan do të takohet edhe me përfaqësuesi e organizatave të shoqërisë civile dhe udhëheqësit e kompanive të mëdha gjermane.

“Vatan”: Ambasadorja e re e Holandës mbërriti në Turqi

Ambasadorja e re e Holandës, Marjanne de Kwaasteniet, e cila u emërua pas fillimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Holandës, tha se shpreson se do të luaj një rol pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kwaasteniet e emëruar nga qeveria holandeze si ambasadore në Ankara, mbërriti mbrëmë në kryeqytetin e Turqisë. Në përgjigje të pyetjeve në interes të gazetarëve në aeroportin e Ankarasë, Kwaasteniet tha se “Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Shpresojë të kalojë çaste të mira këtu dhe të luaj rol pozitiv në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Holandës”.

“Hurriyet”: Turqia është vendi i dytë ku turistët rusë shpenzojnë më së shumti

Banka më e madhe e Rusisë, “Sberbank” njoftoi se klientët e saj pas Italisë shpenzimet më të mëdha i kanë bërë në Turqi. Sipas deklaratës së bankës bëhet e ditur se klientët e bankës gjatë periudhës verore vitin e kaluar jashtë shtetit kanë shpenzuar 141,2 miliardë rubla (afërsisht 2,16 miliardë dollarë). Në deklaratë në mes tjerash thuhet se pas Turqisë vijnë Spanja, Franca, Greqia dhe Gjermania, ndërsa u tha se shpenzimet individuale janë bërë më së shumti në Monako.

“Haberturk”: Më shumë se gjysma e eksportit bëhet nga sektori industrial

Vitin e kaluar ndërmarrjet e mëdha të Turqisë eksporti më i madh e realizuan me 43,8 për qind, ndërsa importi me 61,1 për qind. Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi statistikat e tregtisë së jashtme sipas karakteristikave të ndërmarrjes për vitin e kaluar. Sipas kësaj eksporti më i madh me 56,5 për qind dhe importi me 52,1 për qind është bërë nga ana e ndërmarrjeve të sektorit industrial.



Lajme të ngjashme