Shtypi turk 09.04.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 9 prill 2018:

947261
Shtypi turk 09.04.2018

“Vatan”: Turqia dënon ashpër sulmin në Duma

Turqia dënoi në mënyrë më të ashpër sulmin me armë kimike të ndërmarrë në Duma të Gutës Lindore në Siri. Në një komunikatë me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë shkruhet se “Ne e dënojmë me forcë këtë sulm, i cili dyshohet se është kryer nga regjimi, i cili përsa i përket përdorimit të armëve kimike është i njohur mirë për bashkësinë ndërkombëtare”. Në komunikatë në mes tjerash thuhet se është mësuar me shqetësim të madh se një sulm i ri i armëve kimike u krye në Siri duke synuar Dumanë dhe se shumë civilë humbën jetën si pasojë e këtij sulmi.

“Yeni Safak”: Erdogan: Vanin e vizituan 169 mijë turistë brenda 15 ditëve

Në fjalën e tij drejtuar popullit gjatë kongresit të zakonshëm të Partisë AK në qytetin Van, Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se vitin e kaluar në Van pati një rritje e dukshme në turizëm. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë se “Tani në Van hedhim hapa drejt një periudhe të re. Gjatë 15 ditëve të fundit Vanin e vizituan 169 mijë turistë të ardhur nga Irani”.

“Hurriyet”: Kryeministri Yildirim prononcohet në lidhje me migrimin e paligjshëm

Kryeministri Binali Yildirim në kuadër të vizitës së tij në Afganistan pati një takim me kryeshefin e Këshillit Ekzekutiv të Afganistanit, Dr. Abdullah Abdullah, pas të cilit u organizua një konferencë për shtyp. Kryeministri Yildirim u prononcua në lidhje me valën e migrimeve të paligjshme nga Afganistani drejt Turqisë, ku tha se “Vëllezërit tanë, të cilët vijnë në mënyrë legale janë të mirëseardhur, por ata të cilët vijnë me rrugë të paligjshme përbëjnë problem serioz. Ministria e Brendshme është duke kryer një punë shumë produktive. Vazhdon edhe procesi i kthimit në mënyrë vullnetare duke i përdorur mundësitë”.

“Sabah”: Ministri Albayrak: Realizohet ëndrra 60-vjeçare

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Berat Albayrak në fjalën e tij të mbajtur gjatë kongresit të Partisë AK në nënprefekturën Bahçelievler të Stambollit tha se “Është hedhur themeli i centrali të parë bërthamor të energjisë elektrike që ishte një ëndërr 60-vjeçare. Krahas të gjitha këtyre operacioneve brenda dhe jashtë vendit, Turqia qëndron fuqishëm në këmbë dhe avancon me hapa të sigurt drejt objektivave të saj”.

“Haberturk”: Alanya çdo vit vizitohet nga 2 milionë turistë

Gadishulli historik i nënprefekturës Alanya, që është nënprefektura e qendrës turistike Antalya, mbanë gjurmët e qytetërimeve të ndryshme nga periudhat para dhe pas erës sonë. Alanya, që ishte edhe një qytet veror i periudhës së Selxhukasve të Anadollit, me plazhin e saj të emëruar sipas Kleopatrës, mbretëreshës së Egjiptit që jetoi mes viteve 69-30 para erës sonë, kontribuon në turizmin e rajonit. Plazhi që ndodhet në qendër të qytetit, rëra ngjyrë ari, bukuria e detit dhe bregdeti joshës, janë disa nga pikat më të rëndësishme ku turistët e ardhur hyjnë në det. Plazhi i Kleopatrës, i cili është simboli i qytetit, çdo vit vizitohet nga 2 milionë turistë.         



Lajme të ngjashme