Shtypi turk 27.03.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 27 mars 2018:

938570
Shtypi turk  27.03.2018

Haber Türk” – ‘Presim mbështetje të fuqishme’, është mesazhi që i dha Erdoani BE-së në Samitin e Varnës

Në samitin Turqi-Bashkimi Evropian (BE), mbajtur të hënën në qytetin Varna të Bullgarisë, u vu theksi në vazhdimin e procesit të bisedimeve për anëtarësimin e plotë të Turqisë dhe në frymën e solidaritetit. Në deklaratën që bëri për mediat pas samitit, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Operacionet tona antiterror kontribuojnë gjithashtu edhe në sigurinë e Evropës. Në vend të kritikave pavende që na drejtohen për çështje të ndjeshme, siç është antiterrorizmi, ne presim tani mbështetje nga BE-ja. Ejani ta ndërtojmë së bashku Evropën si simbol i fortë i lulëzimit dhe stabilitetit”.

Haber Türk” – Operacioni “Dega e Ullirit” do të vazhdojë me Tel Rifatin dhe Menbixhin

Mësohet se Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) operacionin që kanë nisur me “Mburojën e Eufratit” dhe tani e vazhdojnë me ofensivën “Dega e Ullirit”, me qëllim spastrimin e kufijve nga organizatat terroriste në Siri, do ta vazhdojnë me operacionet e tjera në drejtim të Tel Rifatit dhe Menbixhit. Me këto operacione do të krijohet një zonë e sigurt me thellësi 30 km deri në Halep të Sirisë. Në Tel Rifat gjendet edhe një pikë e rëndësishme logjistike, siç është aeroporti Minnag.

Yeni Şafak” – Menbixhi do ta mirëpresë me trëndafila ushtarin turk

Nga shumë qytete të Sirisë, që ndodhen nën pushtimin e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG, Turqisë i vijnë thirrje në formën “Na shpëtoni nga terroristët”. Mesazhi i fundit ka ardhur nga Abdulkerim al-Fahhel, një prej prijësve të klaneve të rëndësishme të Menbixhit. Fahhel ka thënë se populli mezi pret ardhjen e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), të cilat do ti presë me trëndafila.

Star” – Propozimi për raketat Patriot erdhi nga Uashingtoni

Zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) vlerësoi çështjen e furnizimit të Turqisë nga ShBA-ja me sistem të mbrojtjes ajrore me raketë, çështje që është diskutuar edhe në bisedën telefonike ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump. Bozda tha se propozimi për shitjen e raketave Patriot kishte ardhur nga Trump. “Kur Zoti Trump i tha Presidentit tonë ‘Ne mund t’ju japim juve (raketa) Patriot’, edhe Presidenti ynë i ishte përgjigjur kështu: ‘Edhe ne mund ta diversifikojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore (me raketa), si Turqi ne mund ta marrim sistemin Patriot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)”, kjo ka qenë biseda e bërë mes tyre në lidhje me këtë çështje, sqaroi zv.kryeministri Bozda.

Hürriyet” – Është kombëtarizuar edhe sistemi për ngritjen dhe uljen e dronëve ANKA

Janë kombëtarizuar edhe sistemet që përdoren për ngritjen dhe uljen e mjeteve ajrore kombëtare pa pilot ANKA IHA, të prodhuar plotësisht me mundësi vendore nga kompania Industria Turke e Aviacionit dhe Aeronautikës (TAI). Sistemi i ri vendor është prodhuar nga kompania METEKSAN, e cila e ushtron aktivitetin e saj kryesisht në industrinë e mbrojtjes, dhe testet e pranimit kanë përfunduar me sukses. METEKSAN njoftoi përfundimin e testeve të pranimit për Sistemin e Ngritjes dhe Uljes Automatike (OKİS), të cilin kompania e ka zhvilluar për herë të parë me mundësi kombëtare. Sistemi u siguron qendrave që komandojnë ngritjen dhe uljen automatike të mjeteve ajrore pa pilot (dron) informacion të saktë të vendndodhjes duke përdorur teknologjinë e radarit. Projekti është filluar për të eliminuar varësinë e jashtme. Sistemi krijon kontakt me Mjetin Ajror pa Pilot (IHA) dhe siguron që droni të bëjë ngritje dhe ulje në mënyrë të sigurt.



Lajme të ngjashme