Shtypi turk 16.01.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore të publikuara në mediat e shkruara turke për sot, e martë, 16 janar 2018:

889380
Shtypi turk 16.01.2018

“Yeni Safak”: Erdogan: Tani ka një Turqi të re

Kryetari i Partisë AK dhe Presidenti, Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në ceremoninë e përurimit të uzinës elektrike në periferi të Ankarasë. Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë, Presidenti Erdogan tha se Turqia do të arrijë objektivin e saj të vitit 2023, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne e morëm në pranim vendim me 23,5 miliardë dollarë borxhe ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ndërsa në vitin 2013 ne e mbyllëm këtë borxh. Tani FMN-ja merr borxh prej nesh. Ne do të arrijmë në 150 miliardë dollarë të rezervave valutore. Sot Turqia nuk është ajo Turqi e vjetër, tani ka një Turqi të re”.

“Sabah”: Kryeministri Yildirim: ShBA-ja duhet të heq dorë nga ky gabim

Kryeministri Binali Yildirim në Ankara reagoi ashpër ndaj provokimit të ShBA-së për ushtrinë terroriste duke thënë se “Ne nuk do ti japim shans asnjë strukturimi, ShBA-ja mbështet hapur organizatat terroriste. Kjo nënkupton armiqësi ndaj Turqisë prapa organizatave terroriste. Ne do ta mbrojmë vendin tonë deri në pikën e fundit të gjakut kundër kërcënimeve pa marrë parasysh se prej nga vijnë ato. ShBA-ja duhet të heq dorë nga ky gabim”.

“Star”: Reagim i Lavrovit ndaj ShBA-së

Rusia reagoi ndaj nismës së ShBA-së për formimin e të ashtuquajturës ushtri me elementet e PKK/PYD-së. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi se kjo nismë e ShBA-së do të mund të dëmtoj tërësinë territoriale të Sirisë, ndërsa bëri të ditur se nga ShBA-ja presin sqarim të detajuar në lidhje me këtë çështje.

“Hurriyet”: Rekord industrial

Sektori industrial në muajin tetor 2017 shënoi rekord historik me 5 milionë e 470 punësime të reja. Rritja e punësimit e shënuar posaçërisht në industrinë e prodhimit është shumë e rëndësishme nga aspekti i cilësisë së punësimit. Ndërkaq përqindja e papunësisë në tetor 2017 është ulur në 10,3 për qind.

“Vatan”: Dyndja e vizitorëve drejt skulpturave nga akulli

Muzeu i Skulpturave nga Akulli, i hapur në qendrën argëtuese të dëborës që ndodhet brenda Akuariumit të Antalisë, tërheq interesimin e madh të turistëve. Figurat e njerëzve, këndi i të dashurve, këndi i partive, froni i mbretit dhe figurat e ndryshme të shtazëve janë punuar nga akulli, të cilat pëlqehen nga të gjithë e posaçërisht nga fëmijët.



Lajme të ngjashme