Shtypi turk 05.01.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë botuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 05 janar 2018:

882346
Shtypi turk 05.01.2018

“Haberturk”: Flamuri amerikan valëvitet bashkë me flamujt e organizatave terroriste

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në reportazhin e dhënë për një kanal televiziv francez theksoi se nuk mund të luftohet kundër organizatës terroriste DAESH duke bashkëpunuar me një organizatë tjetër terroriste. Kreu i shtetit turk tërhoqi vëmendjen në përpjekjet e fraksionit sirian të organizatës separatiste terroriste PKK për të formuar korridor të terrorit duke e copëtuar Sirinë. Gazeta citon Erdoganin të ketë thënë se “Organizata terroriste merr përkrahje nga Washingtoni”, ndërsa shtoi se “Ushtarët amerikanë pozojnë së bashku para kamerave me këta terroristë. Flamuri amerikan valëvitet bashkë me flamujt e organizatave terroriste. Të gjitha këto janë të papranueshme”.

“Hurriyet”: E ardhmja e energjisë bërthamore është në Turqi

Viteve të fundit shumë më shpesh në rend të ditës vjen mendimi se toriumi do të mund të jetë karburanti i energjisë bërthamore në të ardhmen. Bëhet e ditur se ky element, që është lënda e parë e energjisë bërthamore sikurse uraniumi, është më i pastër dhe më i sigurt. Turqia ka rezervën e dytë më të madhe në botë të toriumit, që nga ana e disa rretheve paraqitet si lënda djegëse e së ardhmes.

“Yeni Safak”: Lëvdata për rritjen e lartë    

Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, Fitch Ratings publikoi pritshmëritë e potencialit për 10 ekonomit e tregut në zhvillim në mesin e të cilave ndodhet edhe Turqia. Agjencia Turqinë e tregoi në mesin e tre ekonomive të para ndërsa shtoi se “Presim që rritja ekonomike e Turqisë në 5 vitet e ardhshme të jetë mesatarisht 4,8%”.

“Star”: Turistët kthehen në Turqi

Gazeta “Financial Times”, e cila publikohet në Angli, shkroi se turizmi i Turqisë pas sulmeve të terrorit dhe tentativës së dështuar të grusht shtetit në vitin 2016 është gjallëruar sërish. Në lajmin e publikuar nga “Financial Times” shkruhet se “Turqia në vitin 2014 festoi rekordin e mikpritjes së 36 milionë turistëve. Në vitin 2016 kjo shifër u ulë në 25 milionë që ishte shifra më e ulët e 10 viteve të fundit. Por, të dhënat për vitin 2017 tregojnë se ky numër doli në 32 milionë. Gjallërimi i turizmit erdhi pas uljes së kërcënimit të terrorizimit”.

“Vatan”: Mjekja turke emërohet në krye të samitit të kancerit të mushkërive

Kirurgia e shquar e Turqisë, Prof. Dr. Ayten Kayi Cangir, është emëruar në krye të “Komitetit të Metastazës së Kancerit” gjatë punimeve ndërkombëtare në lidhje me metastazën e kancerit të mushkërive që u zhvilluan në ShBA. Prof. Dr. Cangir bëri të ditur se ashtu si tek sëmundje tjera të kancerit edhe tek kanceri i mushkërive ndodhet kushti i metastazës për të filluar me kurim. Çdo pacient me diagnozë të kancerit të mushkërive nuk mund të filloj me kurim para se të përcaktohet që sëmundja ka filluar të zhvillohet.



Lajme të ngjashme